Ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se miqësia mes tre vendeve mund të forcohet më tej, duke krijuar ardhmërinë së bashku.
Duke përmendur mbështetjen e ofruar edhe gjatë përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, kryeministri Erdogan shprehu angazhimin se “Turqia do të vijojë mbështetjen për njohjen dhe integrimin e Kosovës”.
Kryemnistri turk Erdogan në fjalën e tij theksoi rëndësinë e krijimit të një klime paqeje, solidariteti dhe uniteti në Ballkan dhe rajon. Ndërsa tha se duhet të lihen mënjanë dallimet mes vendeve, duke i parë ato si diversitete kulturore, dhe të gjitha vendet e rajonit të angazhohen së bashku për paqe dhe bashkëpunim. ''Mos harroni, Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi''. - tha Erdogan
THACI-ERDOGANIT: JENI TE PARET QE KENI NJOHUR KOSOVEN SHTET
Gjatë deklaratës së tij, Thaçi nuk ka lënë pa kujtuar edhe inagurimin e aeroportit. “Sot ne tre kryeministrat përuruam aeroportin e Kosovës, më të mirin në rajon, prandaj e gëzofshi të gjithë”, tha Thaçi.
(Në foto: Kryeministri Thaci në Prizren)
Kryeministri kosovar i ka uruar homologut turk, Erdogan mirëseradhjen në shtëpinë e tij.
“I dashur Erdogan mirë se ke ardhur në shtëpinë tënde, tek njerëzit e tu. Këta janë njerëzit e punës, prandaj të gjithë sot jemi prizerenas. Faleminderit kryeministri Erdogan, pasi ju jeni njeriu i parë që keni njohur Kosovën shtet, prandja dhe bashkëpunimi ynë do të jetë i ngushtë. Marrëdhëniet tona me Turqinë do të jenë të përjetshme. Në Kosovë nuk i ndajmë qytetarët në etni. Ne po ndërtojmë autostrada të reja, po ndërtojmë Kosovën e re, Kosovën europiane”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalën e tij.
RAMA NË PRIZREN: I NDERUAR QË NDODHEM NË PRIZREN
Duke folur në këtë takim në Prizren, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e nisi fjalën duke falenderuar, shqiptarët e Kosovës, kryeministrat të Kosovës dhe Turqisë.
Kryeministri i Shqipërisë, e ka nisur fjalën e tij, duke folur për vizitën e tij të fundit në Stamboll. “Zona ku ndodhej hoteli ku qendrova herën e fundit në Stamboll quhet “Ortakëj”, që në gjuhën shqipe do të thotë fshat i mesëm. Dhe më treguan që një libër i njohur në turqisht fliste për fshatin e mesëm që u quajt kështu si lagjia në mes, për shkak të shqiptarëve që mbronin Sulltanin që qëndronin aty. Fshati i mesëm është afër fshatit ku ishin vendbanimet e shqiptarëve”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalëssë tij në Prizren.
Sipas Ramës, “në qendër të vet Ortakëj bashkon një xhami dhe një kishë me histori shumë të hershme. Ndërthurja e këtyre lirikeve të çmuara dhe objekteve fetare në një hapësirë të tillë, të krijon idenë e një harmonie kulturore e fetare”.
(Në foto: Kryeministri Rama në Prizren)
Sipas Ramës, “Prizreni qëndron bashkë i pandarë, i pandarë dhe i pandashëm, njësoj si Kosova qëndron bashkë dhe e pandashme. Qëndron bashkë si një pasuri dhe objekte me vlerë, që e bëjnë Prizrenin një nga qytetet me vlera të çmuara të Ballkanit”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se, “nuk ka sfond më të bukur sesa historia e këtij qyteti, dhe nuk ka vend me të bukur se sheshi i këtij qyteti, për të qenë bashku përfaqësuesit e tre vendeve, si tre kryeministra të tre vendeve, ku dy popuj vëllezër mundohet në të krijojnë sëbashku ardhmërinë e tyre. Kjo është një miqësi që vetëm mund të forcohet”.
“Prizrenasit e zgjedhin bukur rrugën ku kalojnë, që nuk mund të jetë tjetër përveçse rruga e mirëpkuptimit në emër të miqësisë së të shkuarës dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre. Ndaj ju them se ndihem i nderuar që jam këtu sot në krah të dy miqve shumë të shtrenjtë, kryeministrit Erdogan dhe kryeministrit Thaçi”, përfundoi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
ERDOGAN: JEMI POPUJ MIQ, TË KRIJOJMË KLIMË PAQE E SOLIDARITETI NË RAJON
Turqia do të mbështesë Kosovën në rindërtimin dhe zhvillimin e saj. Kështu u shpreh në qytetin e Prizrenit, kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Duke përmendur mbështetjen e ofuar edhe gjatë përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, kryeministri Erdogan shprehur angazhimin se “Turqia do të vijojë mbështetjen për njohjen dhe integrimin e Kosovës”.
“Përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ne si Turqi e mbështetëm që në momentin e parë. E kemi njohur Kosovën si shtet që në momentin e parë. Momentalisht në botë Kosovën e njohin rreth 105 vende, dhe shpresojmë që në një periudhë të shkurtër, Kosova të ketë numrin e duhur të njohjeve, që ne të gjithë ta shohim Kosovën në vendin e merituar. E kemi mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në ardhmen, edhe në fushën ekonomike dhe të politikave sociale”, u shpreh Erdogan.
(Në foto: Kryeministri Erdogan në Prizren)
Duke u ndalur tek çëshjet e sigurisë, kryeministri Erdogan tha se “Përsa i përket çështjes së sigurisë, me Kosovën kemi qenë gjithmonë në solidaritet, kemi marrë iniciativa për anëtarësimin e saj në organizma ndërkombëtare, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne jemi me ju, dhe do të vazhdojmë të jemi me ju. Turqia do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, do të bëhemi një, do bëhemi të mirë, do bëhemi të gjallë, dhe të gjithë sëbashku do të jemi vëllezër”.
Kryeministri turk shprehu kënaqësi për vizitën e tij në Kosovë, ndërsa shtoi se historia jep shembuj të bashkëpunimit të mirë mes vendeve, dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë edhe më tej në të ardhmen.
“Kosova është atdheu ynë i dytë. Sot të gjithë personalisht, bashkëshortja, vajza, dhe të gjithë miqtë, e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë. Gjuhët që ne flasim mund të jenë të ndryshme, kulturat, përkatësitë fetare, sektet, por ne i përkasim të njëjtës tokë. E tha edhe kryeministri Edi Rama më parë, që në pjesën midis Ortakej dhe Arnavutkej, ekzistonin xhami, kishë dhe sinagog, dhe kjo tregon se qytetet tona nuk kanë qenë në themel të ndarjes, por në themel të bashkëjetesës. Një shembull i tillë është edhe Prizreni. Jemi njerëz që kemi një histori, kulturë dhe civilizim të përbashkët, jemi pjesë të një strukture dhe jemi miq të njëri-tjetrit. Mos harroni, Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi. Ne jemi aq shumë të afërt dhe të lidhur me njëri-tjetrin, aq sa edhe autori i himnit të Turqisë është nga Kosova, nga Peja.
Kjo vjershë që na bashkon ne, na bën pjesë të një kombi, të një populli, janë vargje të poetit me origjinë nga Kosova. Ne jemi aq afër, sa edhe himni kombëtar. Popujt e këtij rajoni, të kaluarën e kanë ndërtuar së bashku. Atëherë ashtu si dhe gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, ne do të vazhdojnë të ndërtojmë së bashku edhe të ardhmen tonë. Për shekuj me radhë kemi vzhduar të jetojmë në vëllazëri dhe unitet në këto toka, dhe kështu do të vazhdojmë të jetojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh kreu i qeverisë turke.
Kryeministri turk Erdogan theksoi rëndësinë e krijimit të një klime paqeje, solidariteti dhe uniteti në Ballkan dhe rajon. Ndërsa tha se duhet të lihen mënjanë dallimet mes vendeve, duke i parë ato si diversitete kulturore, dhe të gjitha vendet e rajonit të angazhohen së bashku për paqe dhe bashkëpunim.
“Nuk mund të duroj më, që ende të derdhet gjak e lot në Ballkan. Ne duam tashmë që në këtë zonë dhe rajon të dominojë paqja, solidariteti, uniteti. Ne duam që të lëmë mënjanë diversitetet, dhe të vlerësohen si larmishmëri në këtë kolazh, dhe të ecet drejt objektivave të përbashkëta drejt së ardhmes. E kaluara ka mbetur mbrapa. Ne duhet të shikojmë drejt të ardhmes dhe përparimit. Të gjithë së bashku do të ndërtojmë të ardhmen, duke nxjerrë mësime nga e kaluara. Të gjithë sëbashku le të hedhim këto hapa, unë nga Turqia, Thaçi nga Kosova, e Rama nga Shqipëria. Besoj se të gjithë do të vazhdojmë të hedhim hapa në rajon drejt së ardhmes. Këtu duhet të jenë të gjithë edhe boshnjakët edhe maqedonasit, e me radhë, për të parë së bashku drejt së ardhmes”, tha kryeministri turk.
Redaksia online
(ac/es/a.ç/shqiptarja.com)