Europiani kuqezi/ Gazetari Ernest Koçi: Trajneri Sylvinho drejt largimit, e ka mbyllur me Shqipërinë! Broja neglizhoi stërvitjen para Spanjës

Kombëtarja shqiptare nuk është më në Europian tani që mbaroi faza e grupeve. Megjithatë, 3 ndeshjet në grupin B, lanë gjurmë të thella, kjo edhe falë tifozëve kuqezi që mbushën qytetet gjermane me vërshimin e tyre.

Gazetari Ernest Koçi i cili ishte pranë kombëtares në Gjermani dha më shumë detaje në ‘Studio Live’ lidhur me Europianin e kuqezinjve.

Për Arbër Hitajn, gazetari u ndal tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho. Sipas Koçit, tashmë pritet që braziliani të largohet nga kombëtarja me kontratën që i skadon në fillim të korrikut dhe me interesimin e shtuar për të edhe nga Spanja.

'Ka thënë gjithnjë që nuk është momenti për të folur për këtë pjesë. Por ofertat nuk mungojnë. Në konferenca e Sylvinhos ka patur interes të jashtëzakonshëm nga gazetarët spanjoll. Edhe Sylvinho e rrezatonte këtë interes. Fliste në gjuhën spanjolle. Mund të jetë një mesazh. U shpreh në këtë drejtim. Që nëse ka pagë të lartë, ne dorëzohemi. Por duke qenë se nuk ka rinovuar e shoh të vështire. Kur erdhi më Shqipëri tha se e shoh veten pjesë të projektit. E shoh si hap që po merr kohën dhe do largohet. Nga indiciet që kam them se Sylvinho e ka mbyllur me Shqipërinë.'

Më tej, gazetari u ndal edhe tek dy lojtarët, Broja dhe Hoxha. Sipas Koçit, Broja kishte një shqetësim të vogël përpara takimit me Spanjën dhe ka neglizhuar në stërvitjen e fundit.

'Broja ka neglizhuar në stërvitje. Vetë kërkoi një ditë para ndeshjes mos stërvitej. Manaj e nisi si titullar pavarësisht se Sylvinho bëri prova në stërvitje për ta nisur me Brojën. Të gjithë flasin për të. Driblimet ishin të jashtëzakonshme. Te Dinamo  Zagrebit ka shkëlqyer. Shqipërisë i mungon një futbollist, do na bëjë shumë punë në vijim.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Anglia super favorite, sot përballja me Sllovakinë në 1/8! Synohet befasia dhe historia në Evropian

Anglia super favorite, sot përballja me Sllovakinë në 1/8! Synohet befasia dhe historia në Evropian