Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë

Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë

Në vitin 2019, gati 51% e shqiptarëve (50.8%) ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social, një përqindje që është më e larta në Europë. Të dhënat janë publikuar nga instituti europian i statistikave, Eurostat.

Shteti i dytë në renditje pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 36.6%, (ose 14.4 pikë përqindje më pak se Shqipëria).

Maqedonia e Veriut renditjet e katërta me 34.2%, dhe Serbia me 31.1%. (të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë).

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga tregues të tillë si intensiteti në punë, niveli i edukimit, lloji i familjarit (sa fëmijë ka në varësi), kushtet e jetesës dhe migracionit.

Përqindja e shqiptarëve që ishin në rrezik varfërie, ose përjashtimi social në 2019-n ishte mëse dy herë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian (BE) prej 21.1%. Këtë tregues, më të ulëtin në Europë e kanë Sllovenia dhe Çekia, me përkatësisht 13.7 dhe 12.1%.

Sipas grupmoshave, në rrezik varfërie dhe përjashtimi social janë 53.9% e fëmijëve nën 18 vjeç, sërish më e larta në Europë. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 43.9%, ndërsa mesatarja e BE-së është 22.8%.

Përqindja e varfërisë dhe përjashtimit social ulet lehtë për grupmoshën 18-64 vjeç, në 49% (nga 21.1% që është mesatarja e BE-së dhe 35% e dyta pas Shqipërisë që është sërish Mali i Zi.

Për grupmoshat mbi 65 vjeç treguesi rritet sërish për Shqipërinë, në 54%, nga 19.4% që është mesatarja europiane dhe 47% i dyti pas nesh, që është Bullgaria.

Të dhënat për Europën në 2020-n

Për shtetet e Bashkimit Europian, të dhënat janë publikuar edhe për vitin 2020. Për mesataren e BE, në vitin pandemik, përqindja e popullsisë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social është rritur në 21.9%, nga 21.1% që ishte në 2019-n.

Faktorët që ndikojnë në rrezikun e varfërisë ose përjashtimit social në BE në vitin 2020 përfshinin:

– intensiteti i punës: 71.9% e popullsisë së moshës më pak se 60 vjeç që jeton në familje me intensitet shumë të ulët të punës, me fëmijë në ngarkim, ishin në rrezik të varfërisë;

– niveli i arsimimit: 50,5% e fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i ulët, ishin në rrezik të varfërisë, krahasuar me 7,7% të fëmijëve, niveli i arsimimit të prindërve të të cilëve ishte i lartë;

– lloji i familjes: familjet e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim (42.1%), familjet me një person (33.2%) dhe familjet e përbëra nga dy të rritur me tre ose më shumë fëmijë në ngarkim (29.6 %) kishin rrezikun më të lartë të varfërisë ose perjashtim social;

– prejardhje migrante: fëmijët me të paktën një prind me prejardhje migrante ishin në rrezik më të madh të varfërisë sesa fëmijët prindërit e të cilëve ishin të dy të lindur në vend (32.9% krahasuar me 15.3%);

– Kushtet e jetesës: 14.1% e familjeve të përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në ngarkim ishin të privuar rëndë materialisht dhe socialisht krahasuar me 7.5% të të gjitha familjeve me fëmijë në ngarkim./Monitor

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxl: 01/11/2021 09:21

    Ketu nuk komentoni ! s’tu intereson o baxhella llapaqen por kur flitet per fotomodele qe si vishen e per ngjarje koti çfare ndoll ne botë si psh lakuriqi i nates qe e hengri macja nuk ju mbyllet halja duke berë si te ditur e duke gjykuar e ofenduar sikur ju te jeni expert. Merrni Afgan dhe i ndimoni ja plotesoni kushtet ne hotele e çdo gjë. Populli ynë te vuaj e te mos ta hapin gojen se kot ancohet ! Dhe kur ministri ... tha ne parlament qe popullit po i q..... n..... te gjith ministrat filluan te qeshin !! Basha spo i mbante lotet se qeshuri. Po asnje nga ju nuk komentoi si dhe tani. E di qe dhe po komentuat do me shani mua por ju a kam ber para jush... Qojeni zerin e flisni per veten tuaj se po zhdukeni si Dinozauri.. po mushet ai vend me Afgan, Sirian, Bangladesh, Arab etc Nuk jam rracist por jo populli im te vuaj e te tjeret te perfitojn si do qe te jen rrethanat , populli aty kan mbetur te moshuar dhe sdin te aplikojn dhe ndoshta dhe te shkruajn e ju doni qe ata te punojn akoma e nuk i nxirrni pencjone e i kerkoni 1000 dekumenta qe ti plotesojn,, Afganve etc ju a sjedhin te plotesuara Shba - Be. Do e kuptoni kur te jet teper von. Zoti ju ndimoft o popull. amen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?