Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!

Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!

Evi Kokalari dhe Sali Berisha

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari, ka reaguar pak pas lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook (27 Nëntor), hedh poshtë pretendimet e demokratëve se ndryshimi i masës së sigurisë për ish-kryeministrin ka ardhur me indicie të administratës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas Kokalarit, lirimi i Berishës “ka ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama, me qëllim për të legjitimuar zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.

Ajo thekson se vendimi i marrë nga Gjykata e Posaçme këtë të mërkurë nuk ka asnjë lidhje me sanksionin e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës.

Në reagim ka përmendur edhe njëherë akuzat e bëra përsa i përket ndërtimit të kullës së “Mali i Tiranës”, ku më herët është shprehur se “ky projekt është kaq i madh, sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit”, të vitit të kaluar. Madje në denoncimet e saj Kokalari ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë pazari edhe këto të 2025-ës.

Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për rrëzimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-kryeministrit. Ky vendim është marrë gati 11 muaj pasi lideri i demokratëve u vendos në izolim në apartamentin e tij, për dosjen “Partizani”, me akuzën e korrupsionit pasiv.

Postimi i Kokalarit:
“Miq dhe militantë! Berisha ta gezojë lirinë se dhe në atë moshë, nuk ka kuptim, por Amerika dhe administrata e re e Donald J. Trump s’ka asnjë lidhje me vendimin e gjykatës së Ramës. Berisha po lirohet që të legjitimojë pikërisht fitoren e këtij të fundit në 2025, megjithëse planet ju janë bërë pak lëmsh tashti, që Grenell nuk u bë Sekretar Shteti.
Gjithashtu, ky vendim sot nuk ka asnjë lidhje me non-gratën. Personalisht, më intereson vetëm investigimi i Kullës së Malit. Për atë më bën mua kurban dhe atë çorbë do ta hanë me lugë dhe me pirunjë!”.

Postimi i Evi Kokalarit

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ro bo kopi: 27/11/2024 20:06

    Po Trumpit që ja rrëzuan akuzat?? S'ka lidhje Putini me rrëzimin e akuzave, por ai përsëri zëdhënës i Putinit do jetë. Ose jo. Si Saliu, bojn lojë të madhe. MAGA denbabaden hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë