'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Metës për të rrëzuar Ramën

TIRANE- 3 vite nga 'Fake News'-i nga një faqe italiane "Pianeta Italia News" që trazoi politikën shqiptare me lajmin se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t'u groposur, prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa duke arrestuar tetë persona.

Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta, Ilir Kulla "Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit'' të Ilir Metës deklaron anti-mafia italiane.

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online "Pianeta Italia News", që prodhoi lajmin e rremë. Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit të arrestimit të pronarit të faqes italiane dhe të tjerëve.

Anti-mafia italiane deklaron se "Ilir Kulla porositi fushatën kundër qeverisë shqiptare" në mediat e vendit fqinj. Fushata denigruese nisi në 2017-ën dhe asokohe u mbështet edhe nga opozita shqiptare.

Këshilltari i Ilir Metës ka qenë në Itali në 26 shkurt, ndërsa 2 ditë më pas faqja "Pianeta Italia News" botoi lajmin e rremë. Këshilltari i kreut të sotëm të shtetit mbërriti në Itali 2 ditë para se të botohej shkrimi për ta ndjekur nga afër gjithcka në tentativën për rrëzimin e qeverisë shqiptare.

Skandalin që sot e dokumentoi drejtësia italiane, Shqiptarja.com e zbuloi që në 2017, një muaj pas botimit të shkrimit në mediat italiane.

Shqiptarja.com dhe Report Tv investiguan duke zbuluar se lajmi i 1400 kontenierëve me mbetje që sipas portalit italian Pianeta Italia News janë zhdukur në Shqipëri është fals. Sot drejtësia italiane konfirmoi investigimin duke çuar tetë persona në pranga dhe zbuluar se pas kësaj tentative për të rrëzuar qeverinë qëndron këshilltari i Ilir Metës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:01
Skandali me lajmin fals për mbetjet, Balla: Basha t'u kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e një 'Fake News'-i

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t'u kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteniet me mbetje nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook nga numri dy i PS-së, shfaqet Lulzim Basha në Çadrën e Lirisë në bulevard, duke akuzuar asokohe kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme.

Gjithashtu Balla thekson se Lulzim Bashës duhet t'i vijë turp që u bë tyta e një “Fake News”-i të zbuluar nga Anti-mafia italiane.  "Luli Basha duhet t’i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri.  Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!", shkruan Balla.

Ora 16:36
Pjesë nga dosja italiane: Ja kush është Ilir Kulla, këshilltari i Metës që porositi fushatën denigruese kundër Ramës

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla doli në hetimet e anti-mafies italiane se ishte ai që kishte porositur lajmin e rremë me kontenierët me mbetje për të rrëzuar qeverinë Rama. Por kush është Ilir Kulla sipas italianëve? Nga dokumenti që kanë përgatitur figura e tij paraqitet në këtë mënyrë.

"Ilir Kulla lindur në Shqipëri në 19 mars 1974 është një personazh politik i njohur në Shqipëri, ekspert sigurie dhe analist gjeopolik me raporte të mira me Italinë në shumë vite. Nga burimet kuptohet që Kulla është këshilltar politik i dy presidentëve Meta dhe Mejdani me zyrë në Këshillin Atlantik.

Kulla gjithashtu ka miqësi me Salah el din Kuftaro, djali i myftiut të madh, autoriteti më i madh fetar në Siri dhe drejtor i ABOU NOUR, fondacioni më i rëndësishëm islamik në Lindjen e Mesme.

Duke pasur marrëdhënie të mira me Romën zyrtare, gjithashtu ai ka qenë një nga ndërmjetësit për lirimin e dy vajzave italiane të rrëmbyera në Siri" thuhet në dokumentin që publikon Shqiptarja.com.

Pjese nga dosja italiane
Ora 16:05
Si e përdori Basha fake news-in e këshilltarit të Metës për të goditur qeverinë Rama nga çadra e protestës

Anti-mafia italiane zbuloi sot skandalin ku këshilltari i Presidentit aktual Ilir Meta, Ilir Kulla akuzohet se kishte porositur një fushatë denigruese në mediat italiane me qëllim provokimin e situatës për të rrëzuar qeverinë Rama. Fushata kishte për synim fabrikimin e disa lajmeve të rreme për ardhjen e mbetjeve nga Italia në Shqipëri.

Lajmi fals 3 vite më parë u shfrytëzua menjëherë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili u përpoq t’i bëjë jehonë këtyre prodhimeve. “Sot që jemi këtu me sa duket lajmet po shpërthejnë nga të gjitha anët, po presim konfirmimin e plotë të tyre, por me sa duket ndodhemi përpara një krimi të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për 1300 kontenierë, jo fuçi, kontenierë, secili prej tyre me peshë 30 ton, që mund të jenë futur në Shqipëri kundër ligjit, kundër Kushtetutës, kundër vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe që rrezikojnë në mënyrë fondamentale sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve në ato zona ku janë futur”, shprehej Basha nga çadra para Kryeministrisë.

Ora 16:00
Lajmi i rremë për mbetjet në 2017! Ja si mediat e PD-LSI i bënin jehonë fake news-eve të këshilltarit të Metës për denigrimin e Ramës

Lajmi i rremë në vitin 2017 për kontenierët me mbetje nga Italia u ndihmua për t'u përhapur edhe nga mediat pranë PD-LSI të cilat u përpoqën të përcillnin “fake news-et” e fabrikuara. Këto media asokohe i bënë jehonë të jashtëzakonshme këtyre lajmeve të rreme pa kryer asnjë verifikim paraprak mbi besueshmërinë e burimit të tij, ndërsa Shqiptarja.com dhe Report Tv i shkuan deri në fund duke zbuluar atë që prokuroria italiane konfirmoi sot, që lajmi ishte i rremë.

Ora 15:39
Prokuroria italiane: Nga përgjimet del që këshilltari i Metës porositi fushatë denigruese kundër Ramës

Report Tv zbardh një pjesë nga dosja e anti-mafies italiane ku implikohet këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla. Nga përgjimet rezulton se Kulla ka mandatuar, ish-senatorin Sergio de Gregorio për një fushatë shtypi denigruese kundër qeverisë Rama për të provokuar rënien e saj. Për të ndjekur nga afër këtë, Kulla ka udhëtuar vetë drejt Italisë pasditen e 26 shkurtit 2017, ndërsa 2 ditë më pas u botua lajmi i rremë për mbetjet.

"Në bazë të përgjimeve, Ilir Kulla i ka kërkuar De Gregorios për të organizuar përmes njohjeve të tij dhe mjeteve të komunikacionit që kishte në dispozicion një fushatë shtypi denigruese për qeverinë shqiptare, që do të provokonte rënien e saj. Vetë Kulla ka shkuar në Itali në 26 shkurt 2017, por të ndjekur cështjen nga afër" thuhet në pjesën e dosjes ku argumentohet arrestimi i ish-senatorit.

Pjese nga dosja italiane
Ora 14:27
Akuzohet se porositi shkrimin Fake News kundër Ramës, këshilltari i Metës: Shpifje për të hequr vëmendjen nga dështimi i 'Zgjedhores'


Këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla ka reaguar pasi mediat italiane i nxorën emrin në skandalin e fake news të porositur në vendin fqinj për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Kulla shprehet se akuzat nuk janë të vërteta. Sipas tij, e gjitha kjo është një shpifje, që bëhet për të larguar vëmendjen nga dështimi i marrëveshjes së reformës zgjedhore.

"Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore.

Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente.

Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per "detyren" qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore" deklaron Ilir Kulla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 03/10/2020 13:17

    Ato jan media prane pd lsi kurse report tv dhe shqiptarja pik com jan media prane qytetareve dhe te pavarura. Nuk jan fare prane qeverise dhe partis siciakiste

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 07/06/2020 11:23

    Nqs ne itali arrestohet senatori se botoi lajmin e rreme po kulla pse livadhis i lire? Kjo tregon se ose fakti qendron ose ka gisht dhe rama perndryshe ska kuptim

    Përgjigju
    • Erik: 03/10/2020 13:53

      Ose drejtesia jone eshte ende nen thundren e Like Berishes? Si thua?

  • emin: 06/06/2020 12:58

    me qfsh o like , kam per te marre nje medaljeeeeee nga ju te presidences , por kete radhe sdo e pranoj nga nje president hajdut , kriminel , e i korruptar deri ne palce qe sesht e sdo te jete kurre presidenti im . vendi juaj do jete ne pranga per te mire te shqiptareve dhe shqiperise . Njerez te neveritur .

    Përgjigju
  • spak usa: 06/06/2020 12:49

    rrase mren kete vemje skarapari qe bashke me sali gjakatarin e rropen shqiperine e shqiptare si mos me keq

    Përgjigju
  • spak usa: 06/06/2020 12:47

    rrase mrena k rven e skraparit , ca pret o edvin , ky vemja bashke me sali gjakatarin ska lene gjo pa bere keto 30 vite popullit

    Përgjigju
  • 007: 06/06/2020 08:56

    Po SHISH pse hesht ? A ka dosje per Ilir Kullen?A ka te dhena per bashkepunim te Tij me grupe radikale dhe ekstremiste dhe terroriste?Pse te dhenat qe ka ....nuk ve ne dijeni Ambadaden USA?A eshte takuar me kreret e grupeve ekstremiste ne Arabine Saudite?Aka mare financime prej tyre?..... SHISH prej vitit 2004 ka informacione te rendesishme pse i mban ne sirtar?.....,,

    Përgjigju
  • Ilda: 06/06/2020 08:10

    Kjo eshte babalja e rradhes. Saimir Tahiri duhet te fitoje pafajesine, qe te marrin fund babalet. Ku eshte prokuroria Shqiptare me dy standarte qe fajesoi Saimir Tahirin per nje permendje emri Saimir pa mbiemer, nga trafikantet, dhe nuk vepron per kete rast te dokumentuar po nga drejtesia italiane. Ilir Kulla me e pakta duhet te jepte doreheqjen qe i hodhi balte Shqiperise.

    Përgjigju
  • Loni: 06/06/2020 04:14

    Uaaa sa investigim i papare. Dmth Ilir Meta kryemaskara. Dhe madje duhet denuar per kete gje. Poooor, horr horri dhe kryekriminel eshte dhe ai apo ata qe moren pushtetin fale Likes! Sidomos ato servilat qe rrine si mizat te topet e dashit e perfitojne prona e pasuri nga te puthurit e lepirit e prapanicave te Likes apo Rames...se Basha ska, ndaj skame cti lepijne.

    Përgjigju
  • Iris: 06/06/2020 02:06

    Asnje qeveri nuk bie per menaxhim plerash ,por i pagoi te pakten italianet sic pagoi Basha amerikanet?

    Përgjigju
  • Kerraba: 06/06/2020 00:34

    Mund te vjedhesh florinin behesh kryeminister, mund te vjedhesh Shqiperine behesh President. Cna bere edi ne popullit edhe vetes . Spak mos fli Ilirat pse si sistemon

    Përgjigju
  • Porti vlores: 06/06/2020 00:15

    Po me sa mbaj mend rreth nje vit me pare jane bllokuar ne portin e vlores mbetje toxike ne nje traget te linjes me brindisin???fake news ishte?

    Përgjigju
    • O kafshe: 06/06/2020 15:25

      Sa kafshe je?? Nga gjithe kjo histori kete gjete te thuash?? Po sikur u ben analizat dhe doli qe nuk ishte.apo te ngeci truri te lajmi I pare??

  • AltinTop: 05/06/2020 17:32

    Mbeturinat qe na lane pushtuesit nder shekuj drejtojne Shqiperine sot... neveri e madhe ngado qe hedh syte...

    Përgjigju
  • Arifi: 05/06/2020 16:44

    Cfare legeni qenka ky ilir kulla ,,kokedru...ptu.ptu.ptu..

    Përgjigju
  • Blenard: 05/06/2020 16:16

    Like like gjethe fike mbro kushtetuten ti pa keta kot ja fusin ti je si ai qengji ne gjine e nenes e mor like eee. Me qafsh ulu njeher ne gjunje e bej shqiponjen se me ate ke dal yll fare

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 05/06/2020 15:41

    Nga fytyra e nje personi e kupton se cfare eshte ai prandaj themi qe fytyra eshte pasqyra e njeriut keto fytyra mundohen ta njellosin SHQIPËRINË. Do vije koha kur te gjithe keto fytyra do zhduken. Bravo Redaksia SHQIPTARJA.Com

    Përgjigju
  • tiku: 05/06/2020 15:38

    o like po ke byth hidhe ne gyq,italin

    Përgjigju
  • vllai: 05/06/2020 14:53

    Ilir kulla thuaj ca te duash vllajo po te kane kap me presh ne dore per hesap te antishqiptarit me te madh skuthit Ilir Meta. Ca kujton se Bolino eshte Qim Peka dhe sjell lajme kot. Bolino nuk este kategorija juaj e babaloqeve eshte gazetar rrace. Kur Bolino ben lajm ju del suma sheshit

    Përgjigju
  • astrit: 05/06/2020 14:52

    meta=rama=berisha=basha= uzurpatoret e shqiperise, qe tallen me popullin me keto lajme. per keta komentuesit qe i eshte fut politika ne gjak e adn mos kujtoni se keto lajme e bejne dike te virgjer, perkundrazi tregon se cfare niveli ka politika jone. lajme per lobingje me leke te pista, lajme per leke te pista ne parajsa fiskale, lajme per kabanizim vendi e koncesione korruptive vetem politika jone korruptive e te gjitha kraheve i prodhon.

    Përgjigju
    • Daku: 05/06/2020 19:28

      Jo te gjith ne nje thes ....me ramen cfar ke ....ti lash kembet ti pish ujin se shte me patriot e i paster e i ndjeshem nga te gjith keta shpellaret se nuk vjn nga cepani apo vucidoli po nga familje e ndruar e kulturuar arsimuar dakort mjshter....

  • Cubi: 05/06/2020 14:44

    E para keta lloj monstrash i rr*** b**** qeverise se cubit te gjat. E dyta shumica e politikaneve tan kan treguar me vepra se jan antishqiptar dhe agjentura ne sherbim te shteteve shoviniste. E treta prokuroria shtett fqinj e beri detyren e saj,po drejtesia jon kur do ti bej detyrat e saj?????????

    Përgjigju
  • Xxx: 05/06/2020 14:38

    Ja te shohim SPAKU si do veproje tani se rast me i paster nuk ka.....

    Përgjigju
  • Roja Presidences: 05/06/2020 14:30

    Po tani,cili do jete reagimi I SPAK’ut ?? Roja Presidences

    Përgjigju
  • A...Zh: 05/06/2020 14:19

    Kjo me siguri eshte nje nga shume "Babalet" internacionale! Te vijne zorret ne gryke nga te tilla poshtersira!

    Përgjigju
  • Vlora: 05/06/2020 14:19

    Presidenca duhet shkrirë sa më parë është mbushur me plehra..

    Përgjigju
  • Ardijan: 05/06/2020 14:08

    Eskobari i ballkanit rehatohet në kolltukun presidecial!

    Përgjigju
  • Une: 05/06/2020 14:01

    Kjo eshte vetem nje shembull i vogel por fakti qe anti mafia italiane e konfirmon pas 3 vjet hetimesh eshte prove e pa kundershtutshme. E njejta dore me shkrimet ne Bild Gjermane apo ne tablot Angleze ku Shqiperia quhet Kolumbia e Evropes. Sot kemi nje president qe sponcorizon shkrime dhe trillime kunder vendit te tij. Nuk eshte turp,eshte krim. Hiqeni plehren!

    Përgjigju
  • njeriu i mire: 05/06/2020 13:50

    Kjo eshte vetem 1 nga 1 milione pislliqet e Ilir Metes dhe zagareve te tij. Shqiperia do te çlirohet njehere e mire nga keta maskarenj dhe Shtete e Bashkuara dhe BE jane te vendosura te largojne mafiozet me te medhenje se edhe escobar dhe Al Kapone qe po i mbysnin frymen Shqiperise. Ata kishin kapur shtetin dhe presidencen dhe Sali Berisha eshte koka tketer e ketij oktapodi

    Përgjigju
  • brumi: 05/06/2020 13:48

    Antishqiptare. Te gjithe ju njohim por kur e shef keshtu me fakte eshte fantastike. Funderrina

    Përgjigju
  • ton: 05/06/2020 13:45

    dil like tani,dhe thuaj eshte montazh

    Përgjigju
  • Niku: 05/06/2020 13:39

    Te shkrihet presidenca jane anti shqiptar...per cfar i duhen keta plehra vendit tone, me ne krye kryjehajdutin meta, ne litar me soj e sorollop te gjithe..

    Përgjigju
  • lezha: 05/06/2020 13:35

    Ja ku i keni faktet. arrestojini plehrat me ne krye Ilir Meten e Sali Birishen

    Përgjigju
  • qytetari: 05/06/2020 13:21

    Plasi. Do ju cirret maska o Antishqiptare!!!! Si ka Mundesi qe Presidenti i Shqiperise te punoje kunder Shqiperise!!!!! Plasini ne burg plehrat. Ilir Kulla eshte vetem legeni ku Ilir Meta vjell gjithe perversitete e tij. Duhet te clirohemi nga halet!!! Drejtesi! Drejtesi! Drejtesi!!!!

    Përgjigju
    • anna: 05/06/2020 13:34

      Pse quditesh more qytetar ku ka politikan ne shqiperi qe punon per shqiperine ,por vetem per interesat e tyre personale ,Ashtu i intereson atyre nje Shqiperi RRUMPALLE

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit

Profesionet e lira, vërshojnë ankesat në tatime për rishikimin e këstit të tatimit