Falja, ja çfarë përfitohet për makinat
Ligji hyn në fuqi një ditë pas votimit

Falja, ja çfarë përfitohet për makinat<br />Ligji hyn në fuqi një ditë pas votimit
TIRANE- ”Amnistia” fiskale e pjesshme, e sapomiratuar në Kuvend vetëm me votat e shumicës parlamentare, parashikon që individët të lehtësohen nga disa taksa për automjetet dhe siguron hyrjen pa probleme në rrjetin bankar të kapitaleve të padeklaruara. Në fakt, ligji nuk është aspak i ri, por ai nuk bën gjë tjetër veçse zgjat afatin e veprimit të ligjit të miratuar në vitin 2011, që e përfundonte fuqinë e vet në fund të atij viti. Aktualisht, veprimet për makinat dhe kapitalet mund të kryhen deri në fund të vitit në vazhdim, nga ata që nuk i kanë kryer ende. Kjo vlen duke nisur nga data 24 qershor, një ditë pas votimit për Kuvendin e ri të Republikës së Shqipërisë.
 
Makinat
Për pronarët e mjeteve që nuk janë në qarkullim, po të paçregjistruara deri në datën 31 dhjetor 2013, drejtoritë rajonale të shërbimit të transportit rrugor (DRSHTRR), parashikohet të kryejnë veprimet përkatëse të çregjistrimit të përhershëm të mjetit rrugor, brenda datës 31.12.2011, kur pronarët e mjeteve, debitorë për taksën vjetore të qarkullimit rrugor dhe taksën e regjistrimit të përvitshme, dorëzojnë dokumentat e mëposhtme: formularin e vetëdeklarimit për shkatërrimin, skrapimin ose eksportimin përfundimtar jashtë shtetit të mjetit, sipas modelit të përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR); certifikatën e pronësisë; lejen e qarkullimit dhe targat e mjetit.

Në rastet kur pronarët e mjeteve që nuk janë në qarkullim, nuk disponojnë certifikatën e pronësisë, lejen e qarkullimit, targën, DRSHTRR-të, bën çregjistrimin e mjetit rrugor pasi subjekti të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit, sipas modelit të përgatitur nga DPSHTRR-ja, për: shkatërrimin, skrapimin ose eksportimin përfundimtar jashtë shtetit të mjetit; mungesën e certifikatës së pronësisë; mungesën e lejes së qarkullimit dhe mungesën e targave.
Pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar në ligj, 31.12.2013, për kryerjen e veprimeve të çregjistrimit të mjeteve që nuk janë në qarkullim, DPSHTRR-ja heq nga regjistri aktiv dhe i mban në regjistrin pasiv, të gjitha mjetet, të cilat nuk kanë kryer kontrollet teknike të detyrueshme në dy vitet e fundit, duke njoftuar dhe pronarët e këtyre mjeteve. Për pronarët e mjeteve që janë debitore për taksën vjetore të qarkullimit rrugor u falen pa pagesë të tilla detyrime.
 
Paratë
Individi që kërkon të legalizojë para të padeklaruara më parë, duhet të plotësojë një formular aplikimi për depozitim shumash në të holla në një numër llogarie bankare të hapur prej tyre për këtë qëllim në çdo bankë të licensuar në Banka e Shqipërisë. Punonjësi i bankës në prani të personit që bën aplikimin kontrollon të dhënat e paraqitura në formularin e aplikimit dhe, në rast se nuk korrespondojnë me ato të dokumentit të identitetit, refuzon kërkesën për legalizimin e shumave në të holla.

Nëse ka mospërputhje ndërmjet të dhënave në formularin e aplikimit me dokumentet e identitetit, punonjësi i bankës është i detyruar të informojë aplikuesin dhe të ofrojë mundësi për korrigjim. Punonjësi i bankës, pas pranimit të kërkesës për legalizim të shumave në të holla, kopjen e dytë e aplikimit të nënshkruar, ia dorëzon aplikantit ose përfaqësuesit të tij. Tatimi në burim, në masën 3% (tre për qind) për legalizimin e shumës në të holla, mbahet nga Banka dhe transferohet prej saj në llogarinë e thesarit të Ministrisë së Financave.

E drejta për legalizim fillon më 24 qershor deri në datën 31.12.2013. Nëse e gjithë shuma në të holla e legalizuar apo një pjesë e saj transferohen në një llogari bankare jashtë shtetit, do të zbatohet penalitet. Konkretisht, mund të përdoret shembulli i mëposhtmë, për të kuptuar se çfarë do të mbahet në këtë rast nga shteti.

Në datën 15 shtator 2013, psh individi X ka hapur një llogari bankare në bankën Y, në shumë prej 1,000,000 lekë, për legalizim. Për efekt legalizimi, banka ka mbajtur si tatim në burim 3% të shumës, pra 30,000 lekë. Në rast se në datën 20 shtator 2013, ky individ paraqitet pranë bankës ku ka llogarinë bankare për të bërë transferim në një llogari bankare në Itali të shumës prej 500,000 lekësh, në këtë rast për të proceduar me transferimin, banka i mban 13% të shumës që kërkohet të transferohet, pra 65,000 lekë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)

Panik në Ekuador, aeroplani rrëzohet në mes të rrugës! Humbin jetën dy persona, plagoset një tjetër (VIDEO)