Fëmijë që vrasin prindërit, 8 ngjarjet që shokuan shoqërinë shqiptare në 8 vite

Krimi i rëndë në familjen Meta në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët bashkëpunuan për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të babait të tyre ka tronditur opinionin publik si një ngjarje që bën shoqërinë të reflektojë për situatën ku ndodhet.  E konsumuar në Shënavlash nga 10 shkurti 2024 kur 50-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua nga dora e djalit të tij të madh deri më 23 shkurt kur u zbulua nga policia në gropën që fëmijët e kishin varrosur në kasollen e shtëpisë mund të jetë e pashoqë për nga natyra e saj por jo i pari krim i rëndë në familjen shqiptare, shpesh e tronditur në themel nga ngjarje të tilla horror.

1 shtator 2023

Mato Gllucaj, 23 vjeç, organizoi vrasjen e babait të Gjorm të Vlorës. Në sobën me gaz që e mbanin në oborrin e shtëpisë vendosi eksploziv. Sapo babai, Durmish Glluçaj, 56 vjeç, u afrua, djali e shpërtheu lëndën plasëse me mekanizëm elektrik. I riu e vrau të atin e verbër pasi e dhunonte vazhdimisht dhe fillimisht tentoi të fsheh ngjarjen.

26 korrik 2021

Ylber Lezi, 47 vjeç, u vra me sende të forta në shtëpi nga gruaja dhe vajza e tij, Mine Lezi dhe Aida Lezi, 51 dhe 21 vjeçe, në Bulqizë. Lezi ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa gruaja e tij me probleme të shëndetit mendor. Familja jetonin në kushte të mjerueshme ekonomike, ndërsa edhe vajza kishte nisur të shfaqte shenja depresioni.

29 qershor 2017

Burrë e grua, Ali e Jenie Nika u gjetën të vdekur në derën e shtëpisë në Durrës. Vrasës i të dyve ishte djali Leo Nika, 29 vjeç, i cili pas një debati qëlloi drejt tyre me çifte. Ngjarja në atë kohë dyshohej se ndodhi për shkak të problemeve psikologjike dhe me pijen që kishte i riu.

6 gusht 2020

Në Buçimas, pranë qytetit të Pogradecit, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i sëmurë me probleme mendore, pas një konflikt verbal me të ëmën, Firdes Çekiçi, rrëmbeu thikën nga kuzhina dhe e goditur atë. Më pas i preu kokën me kosë dhe ia vari tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të autorit.

7 qershor 2018

Qemal Sela, 26 vjeç, qëlloi me plumba automatiku nënën dhe babanë e tij, Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. I riu ishte kthyer një ditë më parë nga Anglia dhe kishte debatuar rëndë me të atin, Flamurin. Dyshimet e hetuesve u lidhën me shkakun se ai nuk kishte sjell para nga jashtë. Në grindje djali u kërkoi llogari prindërve për 2 prona që kishte blerë më herët.

25 gusht 2022

Mariglen Muhametaj, 30-vjeç, me probleme të shëndetit mendor, vrau me sende të forta babanë e tij, Qemalin, 73-vjeç, në Greshnicë të Mallakastrës. Për shkak të gjendjes mendore, 37-vjeçari nuk shfaqi shenja pendimi edhe gjatë marrjes në pyetje menjëherë pas arrestimit, ndërsa para hetuesve ka treguar me detaje të gjithë skenën e krimit.

11 shkurt 2024

Ike Sokoli u gjet e vdekur në banesë nga nipi në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës. 75-vjeçarja humbi jetën nga dhuna fizike e të birit, Ndriçim Sokoli, 35 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili ishte shoqëruar më herët në spitalin psikiatrik. Nënë e bir jetonin të vetëm në shtëpi.

21 prill 2016

Ardit Zenelhoxha, 30 vjeç, mbyti me duar nënën e tij Hedije Zenelhoxha, brenda në shtëpi në lagjen “Çlirimi” të Elbasanit. I riu sipas policisë, vuante prej kohësh nga depresioni dhe ishte në vështirësi ekonomike. Pak ditë para ngjarjes së rëndë ishte larguar nga puna në një firmë shpërndarjesh pije energjike, me arsyetimin se ishe i lodhur dhe nuk ndihej mirë.

B.V//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi