FIER-Policia e Fierit ka arrestuar këtë të diel një person pasi ka tentuar të vjedhë një dyqan.

Mirel Mata, 27 vjeç është arrestuar në fshatin Marinëz duke vjedhur në dyqanin e shtetasit me inicialet V.N 55 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale " Vjedhja" .

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com