Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori

Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori

Grei Bihuci

Fier- Familjarët e 20 vjeçarit, Grei Bihuci i cili u vra me thikë nga kushërinjtë Florjan Muka dhe Klajdi Muka më 11 mars të këtij viti në Fier pas një sherri që nisi në rrjete sociale e më pas degradoi në rrugë me përplasje fizike kanë kërkuar sot në seancën paraprake hetime më të thelluara për vrasjen e djalit.

Prokurori i çështjes Petrit Vukaj paraqiti akuzën “vrasje me paramendim në bashkëpunim” neni 78/1, ndërsa avokati Erlis Nakollari kërkoi ricilësim të veprës sipas nenit 79. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të akuzuarit dhe avokati i tyre Ervis Goxhaj i cili kërkoi lehtësim të dënimit.

Familjarët e viktimës dhe te akuzuarve kërkuan marrjen në hetim edhe të personave të paidentifikuar ende nga hetimi, persona në konflikt dhe te pranishëm me veprime te dhunshme ndaj të akuzuarve.

Konflikti mes adoleshenteve nisi më herët për një thikë të blerë online, në rrethin e tyre të njohur, dhe paraditen e 11 marsit 2024, 8 muaj më parë, sherri mes grupit të të rinjve i mori jetën Grei Bihucit, 20-vjecarit nxënës shkolle te ‘Petro Sota’ dhe kamarier në një lokal në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë nisi si një sqarim me konflikt nën urën në bulevardin e qytetit në një sherr mes adoleshentësh ku viktima hyri për t’i ndarë.

Gjyqtari i seancës së sotme Genci Busho, në këtë seancë paraprake kërkoi zgjerim të hetimeve dhe la si ditë për seancën tjetër paraprake datën 27.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aureli: 20/11/2024 20:56

    Keta edhe litarin e kan pak ,,zagaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?