Filmi "Everything Everywhere All At Once" është renditur të krye të nominimeve për çmimet Oscar, përkatësisht 11, duke nisur kështu garën për çmimet që ndan Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shteteve të Bashkuara.
I dyti, me më shumti nominime – nëntë të tillë - është renditur filmi gjerman "All Quiet on the Western Front", sikur edhe komedia e zezë irlandeze, "The Banshees of Inisherin".
Të nominuar në kategorinë kryesore janë edhe filmat: "Top Gun: Maverick" dhe "Avatar: The Way of Water", të cilët besohet u kanë ndihmuar njerëzve të kthehen nëpër kinema, pas pandemisë së koronavirusit.
Filmi më i nominuar "Everything Everywhere All At Once" portretizon një familje imigrante kinezo-amerikane që i nënshtrohet një kontrolli tatimor dhe më pas përfshihet në sfida tjera shumëdimensionale.
Ky prodhim është komentuar shumë kur është transmetuar për herë të parë, dhe ka arritur të fitojë mbi 100 milionë dollarë në gjithë botën.
Fituesit do të bëhen publikë në një ceremoni që do të organizohet më 12 mars, të cilën do ta udhëheqë komediani, Jimmy Kimmel.
Fituesit do të votohen nga mbi 10.000 aktorë, producentë, drejtorë dhe njohës të filmit, të cilët janë pjesë e Akademisë e Shkencave dhe Arteve në SHBA./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A është i drejtë vendimi për të shtyrë Komisionin Hetimor për ‘McGonigal’?
-
Po
64.4%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 253
Lajme të tjera
-
Rasti i çuditshëm i Benjamin Button dhe apeli i tij ndaj njerëzve
29 Tetor 2022, 22:27
-
‘Policë për kokë’ filmi aksion-komedi rikthen në Shqipëri, aktorin e famshëm Nik Xhelilaj: Sëbashku me Bylykun luaj 'dedektivin' për zbulimin e grabitjes mafioze
2 Gusht 2022, 18:00
-
10 filmat që duhen parë patjetër këtë muaj
2 Maj 2022, 14:45
-
'Pelikanët e zinj', Luli Bitri sjell filmin për fëmijët në nevojë, trondit publikun me historinë e vogëlushes me autizëm! Aktorja: Nuk më interesojnë trofetë, por emocionet
24 Shkurt 2022, 17:19
-
Forrest Gump, një mësim jete mbi ndjeshmërinë
6 Shkurt 2022, 01:06
-
‘Zgjoi’ zgjohet nën ethet e Oscars! A mund të bëjë filmi nga Kosova sërish histori?
28 Janar 2022, 10:58
-
Pa tapet të kuq dhe pa prezencën e yjeve, Golden Globe vjen ndryshe këtë vit! Cili film kryesoi listat?!
10 Janar 2022, 11:18
-
Filmi që shënoi fitime rekord për vitin 2021
24 Nëntor 2021, 03:55
-
Filmi ‘Misioni’ sjell ngjarjet e viteve ’80 në Shqipëri e Francë, pjesë e kastit edhe aktori Ndriçim Xhepa
26 Nëntor 2020, 16:14
-
Indiana Jones zbret edhe njëherë të fundit në ekranin e madh, aktori i njohur Harrison Ford zbulon detajet
22 Shkurt 2020, 01:38
-
Pixar i Disney-t paditet për shkelje të të drejtave të autorit pas 'vjedhjes' së muraturës me njëbrirësh për filmin ‘Onward’
8 Shkurt 2020, 04:28