Final 4/ Orges Shehi: Këmbë dhe tru për të mposhtur Egnatian në finale

Final 4/ Orges Shehi: Këmbë dhe tru për të mposhtur Egnatian në finale

Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Partizani - Egnatia, kjo është finalja e Superligës në "Final 4", e cila merr jetë të dielën në 19:00 në "Air Albania" në kryeqytet. Në prag të ndeshjes për mediet foli Orges Shehi, trajneri i Partizanit.

Durrsaku tha se për të mundur Egnatian duhen tru dhe këmbë të freskëta. Finalja e nesërme mund të zgjasë më shumë se 90 minuta nëse gjithçka mbyllet në barazim.

"Është ndeshja e fundit dhe më e rëndësishmja, pasi vendos skuadrën kampione. Është një finale që vë përballë dy ekipet më të forta dhe triumfuese do të dalë ekipi që gabon më pak.

Protagonistët në fushë janë lojtarët, ndërsa trajnerët i udhëheqin ata. Aktorët më të rëndësishëm janë futbollistët dhe mënyra se si do ta interpretojnë lojën. Janë të pakta finalet që skuadrat dominojnë të gjithë takimin. Episodet mendoj se do të bëjnë diferencën.

Egnatia - Skuadër serioze. Ne do të japim më të mirën për të fituar. Kemi një president që nuk lodhet kurrë, kemi tifozët më të mirë dhe lojtarët më të shkëlqyeshëm. Kjo finale do të jetë spektakolare. Fjala finale është e madhe dhe mendoj se duhet ta fitojmë me tru dhe këmbë. shpresoj që të kemi një mbështetje të madhe të tifozeve”, tha Shehi para medieve.

Për të mbërritur në finalen e titullit kampion, Partizani kaloi 1-0 Skënderbeun në gjysmëfinale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Parcela e sapombjellë përfshihet nga flakët (VIDEO)

Gjirokastër/ Parcela e sapombjellë përfshihet nga flakët (VIDEO)