Firmat për shkarkimin e Alibeajt, Çollaku: Komplot për ta rrëzuar, s’i shërben bashkimit! S’ka tërheqje në përballjen në gjykatë, përpjekje për përshpejtim të vendimit

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike thotë se lajmin për mbledhjen e firmave për shkarkimin e kreut të grupit parlamentar në PD Enkelejd Alibeaj e ka marrë vesh në media! I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Çollaku tha se çdo kush ka ambicie politike për atë post, por nuk mund të shitet me alibinë për bashkimin e grupit të PD-së. Sipas Çollakut, nëse është vullneti për bashkim, duhet që të mblidhen të gjithë bashkë dhe ta diskutojnë.

‘Çdo njeri ka ambicien për atë pozicion. Çështja që më ka lënë shije të keqe është se kjo lojë pushteti nuk mund të shitet me alibinë se po punojmë për të bashkuar grupin. Grupi i PD-së është i ndarë. Mua nga njerëzit që kam 30 vjet që bashkëpunoj me ta nuk më kanë ndarë emra të veçantë. Legjitime është të përpiqesh të marrësh pushtet, por është e pandershme se këtë pushtet për ambicie personale të shpërdorosh për keqpërdorimin e një nevoje. E mora vesh se po ndodh kjo histori firmash vetëm në media. Ju duket nismë për të bashkuar grupin e PD-së? Është një ambicie mbase për të rrëzuar dike, është në lojën e vet si përket kauzës së bashkimit të grupit parlamentar të PD-së. Nëse është për bashkim duhet të mblidhemi të gjithë bashkë. Ngjan më shumë si komplot sesa përpjekje për ta bashkuar dhe pikërisht përdor këtë për ta bashkuar.’- u shpreh Çollaku.

Sa takon vendimit të Alibeajt për tërheqjen në Apel për bashkimin e dy statuteve të PD-së, Çollaku tha për gazetarin Arbër Hitaj, se në thelb politik nuk ka asnjë tërheqje. Sipas Çollakut ka vetëm përpjekje për të përshpejtuar procesin dhe për të mos krijuar pengesa procedurale për ndarjen e vërtetë të ligjshmërisë.

‘Është çështje teknike juridike dhe nuk jam personi më i përshtatshëm për t’i sqaruar. Në thelbin politik nuk ka asnjë lloj tërheqjeje është një përpjekje për të përshpejtuar procesin dhe për të mos krijuar pengesa proceduralë siç është ndarje e vërtetë i ligjshmërisë. Legjitimiteti i cili do të përcaktojë pastaj se kush është legjitim nga organet drejtuese kush do ketë të drejtë të përdorë zyrtarisht siglën e PD-së. Ka dallime të qarta. Duket se trajtojnë me padurim në mënyrë një njëanshme nxituan të zgjedhin organe të njëanshme dhe është pjesa tjetër e cila po pret me një lloj durimi historik vendimin e asaj që do të përcaktojë e mbi aty do të fillojë që të konceptohet organizmi elektoral. Vendimi i gjykatës nuk ka qenë në dorën tonë as nga miqtë e rithemelimit, por gjykata e ka vonuar. Kam tentuar dhe mbështetur idenë e mbështetjes për të dalë më kandidatë të përbashkët. Edhe pse dy subjekte situata paralele në territor. E kam marrë si një shembull model për tu ndjekur demokratët e Mirditës për të nxjerrë kandidatë të përbashkët. Në këtë frymëzim tentuam që të arrijmë një proces në gjithë vendin. Dështuan nga Berisha njihni statutin tim nëse nuk njihet statusi edhe ajo marrëveshje e nënshkruar e demokratëve tanë të Mirditës u prish me ndikim nga Tirana se nuk do të ketë asnjë marrëveshje nëse njëra palë nuk njeh statusin e tjetrës. Shpresoj që vendimi i gjykatës të jetë i shpejtë.’- u shpreh Çollaku.

Përjashtimi i 4 deputetëve që zyrtarisht u argumentua nga Enkeleid Alibeaj se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, por në fakt sipas grupit të Berishës është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e grupit parlamentar të PD. Një fakt të tillë, e konfirmoi edhe kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, i cili nuk e pati një përgjigje se sa firma janë mbledhur deri më tani për shkarkimin e Alibeajt.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!