Revoltë në Vlorë ndaj arbitrit, sherr dhe shishe në fushë! Drejtori i Dinamos për Report Tv: Troisi nxiti turmën! Duheshin masa shtesë

Drejtori i klubit të futbollit Dinamo, Ermal Barushi në një lidhje skype për ‘Shtypi i Ditës dhe Ju”, me gazetarin Andi Kapxhiu në Report TV, foli për ndeshjen e ditës së djeshme kundër Flamurtarit, e cila përveç emocioneve dhe kartonëve të kuq solli edhe përplasje mes stafeve të dy skuadrave për një 11 metërsh të kontestuar.

Barushi i cili u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri i ndeshjes, tha se nuk kishte bërë asnjë veprim tjetër përveçse ishte përpjekur të ndalonte trajnerin e Flamurtarit që të afrohej në pankinën e tyre për të mos shkaktuar incidente.

“Kartonin e kuq që unë mora, u mundova mos të lija trajnerin brazilian të Flamurtarit të futej në pankinë. Na thonin pse festoni, sepse nuk është penallti. Unë kam qenë edhe arbitër edhe arritëm ta percptojmë pak përpara se çfarë ka ndodhur. Ky ka qenë reagimi ynë, jam munduar të mos lë atë njeri të afrohej në pankinën tonë, sepse gjithmonë incidentet mund të krijohen dhe dënohet ekipi im. Ai vinte nga një tjetër dënim, ka qenë në komision të disiplinës”- u shpreh drejtori sportiv i klubit të Dinamos.

Sa i takon problematikave të krijuara nga tifozët, drejtori sportiv i Dinamos tha se ishin inkurajuar nga gjestet e trajnerit të Flamurtarit, ndërsa theksoi se bëhej fjalë për një grup fëmijës të cilët u afruan në hyrjen e stadiumit pas përfundimit të ndeshjes.

“Dua të them se ka qenë një grup fëmijësh që ka qenë nga tribuna ballore dhe ata janë afruar në hyrjen kryesore të stadiumit. Këto gjeste që bëhen, inkurajojnë turmën që të krijojnë këto episode”-tha Barushi mes të tjerash.

Në fund, ai u shpreh se fitorja e djeshme me rezultatin 0-1 me penalltinë e Denisson ka qenë ndeshja e mirëfilltë ‘derbi’ mes dy skuadrave me histori të futbollit shqiptar. Ai e konsideroi si një fitore të rëndësishme ndërsa theksoi se kanë mbetur edhe 6 ndeshje të tjera për mbylljen e kampionatit, të cilat i konsideroi si ‘6 finale’.

Ditën e djeshme u regjistruan përplasje mes stafeve të Dinamos dhe Flamurtarit në Vlorë pas akordimit të një penalltie në favor të miqve. Kjo solli reagimin e ashpër të stafit të klubit të Flamurtarit dhe në fund të ndeshjes, tifozët u grumbulluan jashtë stadiumit për të pritur daljen e arbitrit të takimit. Për qetësimin e situatës ndërhynë forcat e policisë, që ndërmorën masa për të bërë të mundur sigurimin e arbitrave.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale