Dua ta nis me një falënderim për ju dhe stafin tuaj që keni mundësuar këtë takim sot, të falënderoj të gjithë të pranishmit këtu, profesorët, shkencëtarët, studiuesit, përfaqësuesit e sektorit ekonomik që trajtojnë këto çështje, specialistët, partnerët tanë të BB, të IFC si dhe mediat që na japin mundësinë që këtë komunikim t’ia transmetojmë edhe publikut në tërësi e qytetarëve të Tiranës në veçanti.
Ky është rasti i parë që ne shprehemi publikisht për një projekt me një rëndësi të drejtpërdrejtë dhe impakt të menjëhershëm në cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës.
Sot, duke folur për zgjidhjet tona, për politikën tonë afatgjatë të trajtimit të mbetjeve, shpresoj që përmes përfshirjes suaj, të nderuar të pranishëm në këtë prezantim, të mund të ngremë ndërgjegjësimin qytetar, zërin qytetar, që ajo që duhet të jetë politikë për mbetjet, politikë për plehrat, të mos kthehet në politikë me plehrat e të na pengojë në realizimin e synimeve tona. Ku e kam fjalën? Situata në qytetin e Tiranës prej vitesh ka qenë në vend numëro. Mbledhja, depozitimi, trajtimi i plehrave ka qenë në standardin më të ulët në rajon. Pavarësisht përpjekjeve tona brenda kuadrit aktual të kontraktorëve, për të përmirësuar cilësinë, kuptohet që këtu ka një tavan. Sa mund ta përmirësosh cilësinë, kur parametrat kryesorë i ke të përcaktuar?! Ke kontenierë të zbuluar në rrugët e Tiranës, automjete që i mbledhin me një regjim të caktuar, ke problemin e përhershëm të informalitetit për të nxjerrë nga kazanët e plehrave gjithçka që mund të ketë një vlerë komerciale dhe mund të tregtohet, kryesisht nga njerëzit më në nevojë të komunitetit, ke një landfill i cili vjen duke u mbushur.
Unë mendoj se aq sa mund të bëhej në “kornizën” e këtij mekanizmi të vjetër e të vjetëruar është bërë, por ajo që dua të ndaj me ju sot është fakti se ne nuk ndenjëm duarkryq, as nuk menduam brenda kësaj kornize por menjëherë iu përveshëm punës, për t’i dhënë Tiranës një model bashkëkohor, pse jo europian të trajtimit të këtij problemi të mprehtë për bashkëjetesën urbane, që është problemi i mbetjeve urbane, problemi i plehrave dhe për këtë iu drejtuam një prej organizatave me kapacitete financiare e teknike dhe përvojë të gjatë në këtë fushë që është Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), pjesë e grupit të BB.
Ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje dhe në momentin që Banka Botërore, IFC dhe Bashkia e Tiranës bashkuan vullnetet e tyre, me mbështetje të plotë politike edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ne dedikuam afro 150 mijë dollarë, BB dedikoi 500 mijë dollarë dhe së bashku mundësuam kreditimin e studimit të fizibilitetit dhe projektit që do i hapte rrugë këtij modeli të ri, projekt i cili u krye nga ekspertët më në zë dhe përvojën më të suksesshme në grupin e ekspertëve ku ka akses BB.
Brenda kohës së paracaktuar në këtë kontratë, midis Bashkisë së Tiranës dhe BB (IFC), projekti u dorëzua dhe projekti jep një zgjidhje në përputhje me kërkesat tona, kërkesa të bazuara në nevojat e qytetit sot dhe 20 vitet e ardhshme, të konsultuara me grupet e interesit dhe me kritere minimale, standardin aktual në disa prej kryeqyteteve të vendeve të zhvilluara të Europës. Çfarë kriteresh, për shembull?
Kriteri i parë është brenda një viti, të gjithë kontenierët e plehrave brenda Unazës së Vogël të Tiranës do të ishin nëntokësorë dhe të diferencuar.
Kriteri i dytë ishte që ky shërbim do të shtrihej në të gjithë qytetin e Tiranës brenda tre vitesh nga nisja e kontratës së sipërmarrjes, Kriteri i tretë ishte që asnjë qindarkë më shumë nuk do të paguhej nga qytetarët e Tiranës për këtë shërbim si tarifë, se sa ç’paguhet apo ç’duhet të paguhet sot, tarifë e cila mblidhej deri para tre vitesh në nivelin 15 % dhe që sot mblidhet në nivelin 85 %, çka është meritë pa dyshim edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve të Tiranës që trajtimi i plehrave, mbetjeve urbane është një shërbim i cili kushton dhe pa e paguar nuk mund ta kemi.
Pra, kriteri i tretë, asnjë qindarkë më shumë nga xhepi i qytetarëve të Tiranës dhe kështu arritëm në një formulë, të cilën specialistët e BB e konsiderojnë plotësisht të mundshme, të bëshme apo fizibël, nëse përdorim termin e huazuar, një formulë bashkëpunimi, partneriteti publik-privat ku Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të kontribuojë në të njëjtin nivel, siç kontribuon edhe sot por ku përmes valorizimit në mekanizmat e tregut të atyre mbetjeve që në fakt janë të riciklueshme, pra ka një vlerë komerciale, partneri apo partnerët komercialë do të mundësojnë pikërisht realizimin e standardeve që ne parashtruam, kontenierë nëntokësorë, flotë e përshtatshme automjetesh, jo pak, janë 150 automjete minimalisht që duhet të mbulojnë qytetin e Tiranës në mënyrë të përditshme apo të përnatshme, të përshtatur me kontenierët nëntokësorë dhe çka është më e rëndësishme, më e padukshmja për shumicën e qytetarëve, por edhe pse nuk duket ndihet në ajrin e kryeqytetit, trajtim sipas standardeve europiane i mbetjeve të depozituara, pra dhënie fund ankthit që po na mbushet Sharra, po mbyllet Sharra e s’kemi ku ti çojmë (e kam fjalën për mbetjet se në Sharrë kemi edhe një problem tjetër por nuk jemi mbledhur për këtë këtu).
Deri këtu në rregull dhe kjo s’është e mirëqenë sepse mundësia që një qytet që prodhon 230, 250, 300 mijë tonë mbetje në vit, të garantojë një skemë realiste në raport me tregun të trajtimit të mbetjeve nuk është e mirëqenë, ka qytete që nuk e zgjidhin prej kohësh këtë. E pra, për shkak të ndihmës profesionale të BB dhe angazhimit tonë të përbashkët, ne ia dolëm të propozonim këtë formulë e cila zgjidh nga ana cilësore, me standard europian asgjë më pak, me një model europian, mbledhjen e mbetjeve urbane në qytet dhe po kështu sipas direktivave të BE, trajtimin e tyre sipas modeleve që konçesionari do të propozonte.
Ku kemi mbetur? Kemi mbetur tek vullneti politik. Që Tirana të ketë kontenierë nëntokësorë brenda tre vitesh në të gjithë qytetin, vitin e parë brenda Unazës së Vogël, pa p aguar asnjë lek më shumë, as qytetari, as Bashkia, as qeveria. Kërkohet vullneti politik që kjo skemë konçesionare e hartuar me ekspertizën më të mirë botërore të vihet në funksionim. Kërkohet as më pak e as më shumë por bashkëfirmosja sipas ligjit, për të hapur proçedurën konçesionare.
Kurrë më parë nuk kam ndeshur në 10 vite jetë aktive në politikë por edhe më përpara, kuptimin më tekstual të fjalës “duhet vetëm një firmë” . Duhet vetëm një firmë, por nuk është vetëm një firmë, është vullneti politik, vullneti politik për të mos bërë politikë më plehrat, por për të bërë politika zhvilluese dhe zgjidhëse të problemeve të mbetjeve urbane, firmë që nuk kushton me shumë sesa kostoja e letrës dhe bojës me të cilën do të nënshkruhet ajo letër. Asgjë më shumë nuk i kërkohet qeverisë shqiptare, ministrit të Financave , kryeministrit përveç kësaj, sikundër vullneti i këshillit që dedikoi fonde të taksapaguesve të qytetit të Tiranës për studimin, jam i bindur që vazhdon të ekzistojë, sepse në fund të fundit të paktën për këtë le të biem dakord zonja dhe zotërinj, mbetjet janë mbetje, plehrat janë plehra, problemet që na shkaktojnë janë njësoj, pavarësisht prej ideologjive apo bindjeve politike që kem. Përballemi me këtë problem pavarësisht nëse jetojmë në periferi apo ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Megjithatë, pa e çuar më tej këtë kërkesë për ndërgjegjësim për të ngritur zërin nga interesi qytetar, më lejoni ta ndërpres këtu fjalën time hyrëse, në mënyrë që të gjithë së bashku t’i kushtojmë pak vëmendje hollësive, detajeve të projektit dhe pastaj të kemi mundësi të gjykojmë së bashku se çfarë vlere, çfarë virtyti urban, çfarë përmirësimi në cilësinë e jetës të çdo qytetari të Tiranës, çfarë modeli europian kemi vendosur ta bllokojmë për shkak të vullnetit politik apo vullnetit të mbrapshtë për të kthyer çdo çështje në betejë politike, edhe kur të gjithë biem dakord për problemin, për nevojën për zgjidhjen e problemit dhe për rrugën e zgjidhjes së problemit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com