Shqipëria zyrtarisht do të luajë me formacionin 4-3-3 kundër islandës. Kjo është skema e zgjedhur nga trajneri Edy Reja në këtë takim të rëndësishëm për fatet e grupit që luhet në transfertë, duke filluar nga ora 15:00.
Tekniku italian ka zgjedhur të zbresë në fushë me lojtarët të cilët ka punuar gjatë javës në stërvitje, duke evituar surprizat. 11-shja e zgjedhur nga Reja nga porta në sulm është: Berisha, Hysaj, Ismajli, Dermaku, Veseli, Xhaka, Basha, Abrashi, Lenjani, Cikalleshi dhe Balaj.
Edhe pse në letër është 4-3-3, kjo skemë mund të jetë e fshehur pasi mund të përkthehet edhe si 3-5-2, e preferuar nga Reja. Hysaj mund të spostohet në krahë, ndërsa Veseli mund të rikthehet në qendër të mbrojtjes për të luajtur me 3. Si rrjedhojë në krahun e majtë të mesfushës kthehet Lenjani, duke lënë sulmin me Cikalleshin dhe Balajn. Për më tepër mbetet për t’u parë në fushë.