FOTO/ Ledina Çelo me fëmijët kanë
filluar përgatitjet për "Halloween"

FOTO/ Ledina Çelo me fëmijët kanë<br />filluar përgatitjet për 
Ajo është padyshim një nga femrat më elegante që skena shqiptare ka pasur ndonjëherë. Dalja më e bujshme e viteve të fundit ka qenë ajo e pjesëmarrjes në Eurovizionin në vitin 2005 si përfaqësuese e Shqipërisë. Dhe le ta themi nëse kënga nuk pati suksesin që ne dëshironim, për nga pamja ishte në krye të listës.

Me siguri që i mungon skenës sonë ekstravaganca e Ledina Çelos, ashtu si edhe zëri i saj. Tanimë këngëtarja, nënë e dy fëmijëve, Erlisit dhe Perianës, jeton prej vitesh në Gjermani së bashku me bashkëshortin nga Kosova, ish-kampionin e botës në Kik boksit Naim Kabashin.

Ledina ka postuar në rrjetet sociale disa foto me fëmijët e saj. Ata pozojnë në shoqërinë e mamit të tyre dhe duken të mrekullueshëm. Në sfond duket edhe se po përgatiten për festën që po vjen atë të "halloween-it".


















  Redaksia Online
  (M.Ç/shqiptarja.com)

27/9
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)