Foto/ Noizy aksident me makinë 
shkak shpejtësia e madhe

Foto/ Noizy aksident me makinë <br />shkak shpejtësia e madhe
Big body Benzo që Noizy i këndon me aq pasion, i ka vënë jetën në rrezik rreperit të njohur mbrëmjen e djeshme.

Rigels Rajku ka pësuar nëj aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak ka qenë shpejtësia e madhe dhe automjeti i tij tip Benz ka dalë nga rruga duke dalë në fushat anës autosradës.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Kjo është hera e dytë brenda një viti që Noizy përfshihet në aksidente automobilistike. 

Ndërkohë, ylli i rrepit në Shqipëri nuk ka reaguar fare rreth këtij lajmi, përkundrazi ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një sekuencë nga klipi i këngës më të fundit “Gangsta Love”, që vjen si një bashkëpunim me këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe ka mbajtur fansat ‘në ankth’ për muaj e muaj me rradhë.




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

31/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike