FOTO/ Në kërkim prej vitesh për të kryer dënimin me 2 vite burg, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet duke bërë shqiponjën krah aleatit të Berishës
Adriatik Llalla dhe Adriatik Alimadhi
Prej 2021 ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj Adriatik Llallës, pasi GJKKO e ka dënuar me 2 vite burg por duket që për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla ky urdhërarrest nuk përbën problem.
Ish-kryeprokurori ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ka qenë kryetar i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili ka postuar një foto ku shihet krah, Adriatik Llallës.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar. Lujtojmë se Alimadhi ka qenë dhe është aleat politik i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, në çdo fushatë elektorale, në qeveri dhe opozitë.
“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.
Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023. Por, mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023 se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.
Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani. Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.
Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.
Postimi i Adriatik Alimadhit
SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
U vra me thikë 2 ditë më parë, zbulohet identetiti i shqiptarit në Itali dhe 2 pistat e hetimit mbi ngjarjen
27 Nëntor, 18:48
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor, 17:10
RROFRE SHQIOERIA SE NA BETE TE PASUR....
PërgjigjuIk more plehre, ben dhe simbole komebtare.
PërgjigjuQenka tha. Esht bo si oshafke. Nuk ha mo berxolla dhe peshk te eger.
PërgjigjuKemi edhe ne Kosovarët ca që ua kishim bashkuar në krye me Adriatik Kelmendin dhe me i futë për 1 shekull në burg!
PërgjigjuMaskarai na fyen kur ben shqiponjen. Rradhen e ka Titi Fushajve, te degdiset ne burg
PërgjigjuKeshtu duhen te gjith politikan ikin me bark dhe feshen dhe dalin si 70 vjec ne emigrim
PërgjigjuJo jo nuk duhet kshu, duhet qe kush ka vjedhur te bej ca vite burg e tu sekuestrohet gjithe pasuria pastaj kur te dalin te punojne per nje rroge si njerez te zakonshem, ashtu u iken truri fare
Patriotizmi eshte vyrtyt i perversve
PërgjigjuNe fakt nuk thon kot qe streha e fundit e maskarenjve eshte nacionalizmi
PërgjigjuAs i skuqet faqja dhe zgerdhiger. Ky njeri i zi i beri dem drejtesise me shune se gjithe te tjeret bashke. Tani ha paret e vjexhura dhe qesh.
PërgjigjuPo ca ti skuqet, a e shikon si jane bandat dhe krimi dhe mbi te gjitha politika qe i drejton?Cfare do veje 1 kryeprokuror vecse te kercen sipas muzikes se politikes.
Azil politik? Minus per Shqiperine.
PërgjigjuLlalles i lumte se ja futi sistemit te drejtesise, ja futi ketij populli dhe tani na ben selfije. Por ate e ndihmuan te iki ata qe ai i ka mbrojtur nga veprimi i ligjit, e qe duhej te ishin subjekt i ligjit me kohe per vjedhjet qe kane bere. Pra e vjedhin popullin dhe i bejne karshillek!!!!! Cfare duhet bere me ta?????