FOTOLAJM/ Kepi i Rodonit 
Plazhi i ngjyrave dhe i dritës

FOTOLAJM/ Kepi i Rodonit <br />Plazhi i ngjyrave dhe i dritës
Plazhi i ngjyrave dhe i dritës ose Kepi i Rodonit. Ai rrip toke e ka merituar këtë cilësim.
 
Është  në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.
 
Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

plazhi i rodonit
 
Redoni sipas mitologjisë ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët Hasan Ceka dhe Moikom Zeqo.
 
Sipas këtij të fundit Redoni ka qenë Perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir.Ai ka qene i vlerësuar nga Ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent.rodon6
 
Ndërkohë në traditën tonë popullore nuk ekziston ndonjë e dhënë që të tregojë drejtpërdrejtë që kepi i Rodonit e ka marrë këtë emër nga ndonjë legjendë për perëndinë e detit Redonin. Ndoshta emri Redon është përpunuar në Rodon gjatë shekujve, duke na treguar se sipas mitologjisë Kepi lidhej me legjendën e perëndisë Redon, zotit Ilir të deteve.
 
 Atje ka një kala e cila  u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452 Ndërkohë që punime plotësuese në të u bënë edhe në vitin 1463, kur Skënderbeu solli disa mjeshtra raguzianë të ndërtimit.
 
Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj. Qëllimi I ndërtimit të kësaj kalaje ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga Venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.

plazhi i rodonit
 
rodoniNdërkohë kalaja do të shfrytëzohej ndoshta edhe si stacion i fundit i Skënderbeut për tu larguar drejt Italisë, në rastin e një sulmi fatal turk. Për këtë qëllim në 22 Janar 1462 në bisedimet e zhvilluara në Raguzë midis Ambasadorit të Skënderbeut Andrea Gazuli dhe Republikës Dalmate, Skënderbeu kërkoi ndihmë detare. Kjo gjë u sigurua në traktatin e 4 Shkurtit1462 ku Raguza në rast lufte do ti vinte në shërbim Skënderbeut limanët dhe flotën e saj për qëllime të luftës kundër turqve.
 
Vite më vonë pasi u pushtua prej turqve kalaja e Rodonit nuk u shfrytëzua më për qëllime ushtarake. Ajo u la pas dore dhe sot ka mbetur një relike e kohës së shkuar ku shuajnë kureshtjen e tyre historike turistë të shumtë.Vërtet pozicioni i saj ndodhet në një vend piktoresk e rrethuar
 
Kështjella u ngrit nga Skënderbeu për të pasur një dalje në det duke mos qënë në varësinë e Venedikut, që kishte nën kontroll bregdetin. Por Skënderbeut i duhej edhe një pikë portuale për të zhvilluar aktivitet tregtar me perëndimin, pasi lufta shqiptaro-turke “gëlltiste” të ardhura të shumta, për të cilat ai kishte shumë nevojë. Dokumentat Venedikase dëshmojnë se edhe gjatë shekullit të XVI-të në Rodon ka ekzistuar një skelë detare e kompletuar që quhej në shumës “Dyert e Redonit”.rodon3
 
Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qënë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. Ky i fundit ishte i vetmi objekt që ekzistonte deri përpara disa vjetësh në gjëndje rrënoje.Objekti ishte ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitekturës romane-gotike e cila shihet tek harqet e mprehta.
 
Njëri prej këtyre manastireve përmendet në një document të vitit 1488 në të thuhet që Papa Inoçenti VIII-të u lejon Minareve Observante të Dalmacisë të marrin rishtaz nën kujdesin e tyre manastirin e Rodonit pranë Currilave.

kepi rodonit
 
Kepi i Rodonit, është një perlë turistike e vendit tonë.Turistët e huaj shprehen se “Kepi dhe plazhi i Rodonit janë një mrekulli e natyrës shqiptare”. Atje bregdeti përbëhet nga shkëmbej, të cilët krijojnë gjire me rërë të cilat janë në vetvete miniplazhe të një cilësie të lartë, për shkak të pastërtisë së tyre dhe ujit kristal të detit. Deti me përbërje rodon5shkëmbore dhe me një florë e faunë nënujore të hatashme përmban pasuri për amatorët e zhytjeve.
 
Ata që e kanë provuar këtë plazh dhe kanë parë bukuritë e Kepit të Rodonit, janë të paktë dhe të rrallë, por ngritja e një infrastrukture bashkëkohore do të krijojë shfrytëzimin masiv të këtij bregdeti. Kepi i Rodonit është futur në guidat turistike të Shqipërisë dhe axhendat e turistëve të huaj nga shumë vende të botës,janë të përherëshme dhe shtohen nga viti në vit.
 
Vendet e bukura për një biznes të mirëfillt turistik, nuk mungojnë në vendin tonë. Ajo që s’po kuptohet akoma është menaxhimi i këtyre pikave të pa përsëritëshme si burim fitimi dhe prezantimi në botën shqipëtare dhe jashtë saj. Natyra e ka bërë punën e saj me mrekullitë që ka dhuruar në këtë vend, na ngelet ne që t’i vlerësojmë e t’i mirëmbajmë këto perla që të mos e humbin bukurinë. Mungesa e investimeve të qëndrueshme dhe lënia e tyre në duar të rastësisë pa projekte konkrete zhvillimi, i le ato në harresë dhe pa shumë vizitorë. 

kepi rodonit
 Foto të tjera


Marrë nga ATSH


Redaksia Online
(  Gre.M/Shqiptarja.com )



 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re