'Lufta i pranon të gjitha mjetet'...taktikat e Sali Berishës kundër Bashës për të ftuar demokratët në 11 dhjetor nga mesazhi te spoti 'elektoral' (VIDEO)

 'Lufta i pranon të gjitha mjetet'...taktikat e Sali Berishës kundër Bashës për të ftuar demokratët në 11 dhjetor nga mesazhi te spoti 'elektoral' (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha po përdor të gjitha mjetet "në luftë" e tij përballë Lulzim Bashës.

Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga Kuvendi i thirrur prej tij në 11 dhjetor, Sali Berisha u ka nisur një mesazh delegatëve të partisë ku i fton që të marrin pjesë në Kuvendin që sipas tij do të ringrejë PD-në.

"I/E dashur delegat/e i Kuvendit historik të rithemelit të Partisë Demokratike. Duke ju përcjellë përshëndetjet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për kontributin tuaj për Partinë Demokratike, ju ftoj që të merrni pjesë në ditëlindjen e saj në datën 11 dhjetor në Kuvendin Historik të PD-së dhe të firmosi me votën tuaj në këtë Kuvend rithemelimin e kësaj partie dhe njëherazi të pluralizmit politik në Shqipëri! Miqësisht Sali Berisha", është mesazhi që iu është dërguar delegatëve të partisë nga Sali Berisha.

Ndërkohë, teksa na ndajnë vetëm 4 ditë nga Kuvendi, "Foltorja" ka publikuar spotin. Është Floriana Garo, ajo e cila nis mesazhin, duke e cilësuar këtë ditë si rithemelimin e PD.

"11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri," shprehet Garo.

Në spot janë përfshirë gjithashtu edhe mesazhet e delegatëve të tjerë.

"Dita që do rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë."

"Bëj një pushim", Instagram njofton ndryshimet e reja

"Dita që do rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor."

"Dita që do garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve."

"Dita që do sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë."

Në fund, spoti mbyllet me mesazhin e Berishësn,  i cili thotë se në 11 dhjetor me votë do firmoset për të ardhmen. Duket sikur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, por jo! E ka fjalën për Kuvendin e thirrur prej tij.

"Në 11 dhjetor me votën tuaj ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!"

Mesazhi i Sali Berishës dërguar demokratëve 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 07/12/2021 20:24

    Hahahahah rithemelim kur prishet tavolina e merzise... Jepi nje mesim babuc ti e shkatarrove kete komb me shoket e tu edhe me keta qe Jan me ty e ti shkatarrove merri te ligat me vete mos ja let lulushit metushit e ramushit te plasi ty ti ke qen je I pari edhe kujdes edhe ne fund jepi fund...

    Përgjigju
    • O tej: 08/12/2021 00:15

      Pirdh Berish se lirohesh

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës

Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës