E akuzoi si trafikant dhe mik të Ballës, i riu i përgjigjet Berishës: S’e kam takuar kurrë, ty të kam pasur idhull

E akuzoi si trafikant dhe mik të Ballës, i riu i përgjigjet Berishës: S’e kam takuar kurrë, ty të kam pasur idhull

Maksim Beço

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi dje një foto, ku në krah të Taulant Ballës kishte vendosur një djalë të ri, që sipas tij ishte Maksim Beça i arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015.

Balla u pergjigj dje duke publikuar foton reale e cila tregon qartë se fotoja e publikuar nga Berisha është një montazh. Ndersa ka reaguar edhe Maksim Beça që u akuzua nga Berisha si trafikant dhe u vendos në krah të kryetarit të grupit të PS.

Beça ka komentuar në statusin e Berishës duke shkruar se dikur e ka pasur idhull dhe se nuk e priste që do e bënte mik me Ballën, ndërsa shton se nuk e ka takuar asnjëherë. I riu thotë se ka votuar gjithmonë për Berishën dhe se nuk e priste që një ditë të merrej me atë.

“Sali Berisha, Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua” përgjigja e Maksim Beços për Berishën.

Statusi i Maksim Beço

Pergjigja e Maksim Beços ne statusin e Berishes

Fotoja origjinale dhe montazhi i publikuar nga Berisha

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alpin: 09/10/2018 08:25

    Keshtu e kan keta o Beçoo! Te perdorin per vota, dhe pastaj per interesa te tyre fshijne me nderen me ty...! Here tjera mos shperdoro voten..ajo eshte e shenjte ne demokraci!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa