Autostrada e re Milot-Balldre do të zhvillojë më shumë ekonominë e veriut të vendit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet se si do të duket rruga e re dhe se ku do të kalojë ajo, dhe shkruan se ky aks ka disa aspekte pozitive.
“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendi”, shkruan Rama.
Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.
Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra do të jetë e kategorisë A, pritet të përfundojë në fund të 2028-ës, dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian.
Gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, ndaj do të shoqërohet edhe me rrugë alternative pa pagesë kategoria “C”.
Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.
Komente





Sa do të kushtojë kalimi në të se nuk na intereson se si do të duket..
PërgjigjuFlitet 2€ por deri kur te ndertohet mund ta bejne 3
Mbi 20 mln Eur per KM !!?? Kulmi i Absurditetit ! Vjedhja eshte per brezin "pasardhes" te perfituesve dhe vendim marresve dhe ne "Kurrizin" e brezit qe ende nuk ka lindur,ose jane minorene ! Rruga e Dibres
Përgjigju