Franca do të dërgojë avionë 'Mirage' në Ukrainë

Franca do të dërgojë avionë 'Mirage' në Ukrainë

Avionë luftarakë

Franca do të dorëzojë avionët luftarakë “Mirage” në Ukrainë në tremujorin e parë të vitit 2025, tha sot ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu.

Lecornu tha se avionët e premtuar, aktualisht janë duke u pajisur me pajisje të reja, duke përfshirë pajisjet luftarake ajër-tokë për të kryer sulme ajrore dhe pajisjet elektronike të mbrojtjes për të kundërshtuar sinjalet ruse të bllokimit.

“Trajnimi për pilotët dhe mekanikët ukrainas në Francë do të vazhdojë”, tha ministri francez.

Lecornu nuk e specifikoi numrin e avionëve “Mirage” që Franca dhe vendet e tjera do të dërgojnë në Ukrainë si pjesë e një nisme të përbashkët.

Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi në fillim të qershorit të dërgonte avionin në Ukrainë, e cila është mbrojtur kundër pushtimit të plotë të Rusisë që nga shkurti i vitit 2022.

Avionët luftarakë “Mirage 2000-5” janë projektuar kryesisht për mbrojtjen ajrore dhe mund të përdoren për të vendosur raketat franceze-britanike Scalp/Storm Shadow, të cilat tashmë janë dorëzuar në Ukrainë./ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së