Marrëdhënia e Keisi Medinit dhe Krist Aliajt është ftohur. Ata janë distancuar dhe Kristi nuk e kupton arsyen ndërsa Keisi në një bisedë me Antonetën tha se ‘iu hapën sytë’ dhe nuk e di se çfarë ndjen, por rrëfen se nuk është dashuri.
“Shumë gjëra kanë qenë të imponuara, unë e mora mesazhin tim dhe dola nga ajo vorbulla. Ishim vetëm këtu dhe u verbova. Thashë 1 sekondë çfarë po ndodh dhe mu hapën sytë. Nuk kam rënë as në dashuri, se të isha, nuk do kisha turp ta pranoja.
![]()
Nuk ka më bukur se sa të biesh në dashuri, por kanë ndodhur gjërat shpejt dhe se kuptoj çfarë po bëhet. Nuk e di se çfarë ndjej, tani do dal e keqe. Unë jam e ftohtë, nuk të vij nga mbrapa të përqafoj”, tha ajo.
Mbetet për tu parë se si do të ecë marrëdhënia e tyre që u kris pas daljes së Sabianit nga Big Brother VIP.

