Gafa e Berishës, bën të Nikollës vilën
për të cilën akuzonte Veliajn/FOTO

Ish – kryeministri Sali Berisha e ka bërë rutinë tashmë publikimin e fotove të ndryshme ku akuzon eksponentë të së majtës, nëpërmjet të ashtuquajturit informator të tijin “qytetar digjital”.

Janë bërë të shpeshta lajmet të cilat demaskojnë “qytetarin digjital” i cili herë pas here “mashtron” ish kryeministrin duke i servirur këtij të fundit dëshmi të rreme.

Së fundmi Berisha ka rënë sërish pre e një lajmi të rremë. Ish-kryeministri ka publikuar disa foto të një shtëpie luksoze ku akuzon se ajo është në disponim të ministres Lindita Nikolla. Mirëpo fotot e publikuara nga vetë Berisha e nxjerrin bllof atë.

Me të njëjtat foto Berisha para dy vitesh pat akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se është ai disponues i godinës në fjalë.

Cilën akuzë të Berishës të besojmë?/lexo.al

berisha
(Vila e Lindita Nikollës sipas Sali Berishës)

berisha1
(Vila e Veliajt sipas Berishës, janë të njëjtat foto)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave