Gafa e doganave: Krahasojnë të
dhënat e 6-mujorit me 9-mujorin

Gafa e doganave: Krahasojnë të<br />dhënat e 6-mujorit me 9-mujorin
Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme!

Ndërsa Financat kanë përdorur si një nga argumentet për ecurinë e dobët të të ardhurave, rënien e importeve të mallrave të akcizës, panorama vjen krejt e ndryshme nga të dhënat e Doganës.

Nga grafikët e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në buletinin fiskal të 9 mujorit tregohet një rritje e ndjeshme me bazë vjetore e importeve të mallrave të akcizës për periudhën janar-shtator të një viti më parë.

Kjo rritje na tingëlloi e palogjikshme, pasi të dhënat e raportuara nga financat për të njëjtën periudhë janë krejt të ndryshme.

Nga një vëzhgim i detajuar i të dhënave, rezulton se në grafiqet e tyre doganat kanë krahasuar të dhënat për 6 mujorin 2011-2014 dhe 9 mujorin e vitit 2015, çka ka sjellë dhe rritjen e lartë.  Nuk është hera e parë që doganat bëjnë një gafë të tillë, që mund të kapet me një sy të lirë, teksa edhe një vit më parë krahasuan të dhënat e 4-mujorit me 3-mujorin, duke i nxjerrë sërish mallrat e akcizës me rritje të lartë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për 9 mujorin, importet e mallrave të forta të akcizës, karburante dhe cigare kanë vijuar me rënie në fund të periudhës 9-mujore në krahasim me një vit më parë.
 
Edhe eksportet me deklarata kontadiktore

Përgjatë gjithë këtij viti, ministri i ekonomisë dhe kryeministri kanë deklaruar disa herë për një rritje të fortë të eksporteve, ndërkohë që të dhënat e INSTAT kanë treguar se gjatë gjithë vitit eksportet kanë qenë me rënie, që për 9 mujorin ishte gati 4%.

 Një deklaratë të tillë kryeministri Edi Rama e bëri dhe të premten e kaluar në konferencën e organizuar nga Banka e Shqipërisë me Universitetin e Oksfordit, kur tha se eksportet për 6 mujorin janë rritur me 11% (të dhënat e INSTAT raportojnë një rritje prej rreth 5% për periudhën në fjalë).

Me sa duket, edhe shefit të qeverisë i raportojnë të dhënat e krahasuara sipas muajve të ndryshëm, që e nxjerrin dhe rënien si rritje të ndjeshme! /Marrë nga Minitor/

karburantet

kafe

cigare

Të dhënat e sakta 9 MUJORI, Burimi Ministria e Financave

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)