Gafa e Nishanit, ul pjacën me
dekorimin e Pashkos dhe Spahisë

Gafa e Nishanit, ul pjacën me<br />dekorimin e Pashkos dhe Spahisë
TIRANE- Zyra e Presidencës do të shënojë një gafë të rëndë proceduriale, ndërsa sot do të japë dy dekorata.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga grupimi “Dhjetor ‘90” dhe Shoqata e të Përndjekurve Politikë Demokratë, në ceremoninë përkujtimore në Hotel Tirana, në orën 14.00 do të ndahen edhe dekoratat edhe për Gramoz Pashkon dhe skulptorin Sadik Spahia.

Dekoratat që do të marrin ata janë "Medalja e Mirënjohjes”, që u është dhënë shumë shqiptarëve dhë të huajve. Por gafa qëndron se i ndjeri Gramoz Pashko ka marrë nga ish-presidenti Alfred Moisiu në 20 nëntor 2006, (pas vdekjes) urdhërin “Mjeshtër i Madh”, që është një urdhër i artë. Ndërsa skulptori Sadik Spahia ka marrë dekoratën “Naim Frashëri”.


(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Pasuesi i Escobar/ Alexander Kasanof, zëvendësndihmës sekretar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor