Gafa e Prokurorisë, dosja me
vonesë çoi në liri Konjarin

Lirimi i Domart Konjari nga burgu dhe pse gjykohet nga autoritetet franceze dhe dyshohet si i përfshirë në trafik narkotikësh e vrasje, ka ardhur si pasojë e një gafe të Prokurorisë Shqiptare.

Këte e konfirmon për ReportTV avokati i Konjarit, i cili thotë se Prokuroria dhe pse kishte 10 ditë afat u kujtua për të kërkuar masë sigurie pa patur asnjë provë të mbërritur nga pala Franceze.

"Nuk ka një dokument, nja akt, një provë të jetë mbështetur në këto dy konventa në të cilën të caktojë një masë sigurimi për të, prandaj nuk është caktuar ndonjë masë sigurimi."-thote avokati

Po sipas avokatit Meçi, Konjari është në gjykim në mungesë nga autoritetet francez në një proces gjyqësorë i cili po zhvillohet në mungesë pasi është prishur vendimi i shkallës së parë që e kishte dënuar atë me 10 vite burg.

"Duhej që prokurori të vinte në lëvizje gjykatën për të vlersuar masën e sigurisë të marrë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë. Kishte kaluar një muaj dhe prokuroria nuk e kishte kryer këtë veprim"-shtoi ai

Ndërkoh burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda jashtë kamerave, sqaruan për ReportTV se ndaj Konjarit ka dyshime se është përfshirë në një sërë veprash kriminale përfshire dhe vrasjen në Francë, Itali e Spanjë, por nuk sqaruan nëse këto dyshime janë argumentuar me prova në seancën gjyqësore të 14 Marsit ku 42-vjecari fitoi lirinë.

Por si u arrestua 42 vjeçari Domart Konjari.
Një muaj më parë ai u prangos në Kapshticë teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë me pasaportë false. Për këtë shkleje ndaj tij u caktua 30 ditë arrest me burg nga Gjykata e Korcës. 

Më pas proeçesi ndaj Konajrit u transferua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për llogari të ekstradimit në Francë. Teksa ndaj Konjarit u shua masa e sigurisë për pasaportën false të paraqitur në Kufi, Prokuroria nuk mundi të bindë Gjykatën për të vendosur ndaj tij një masë të re sigurie me burg.

42-vjeçari Konjari është i njohur për policinë shqiptare si pjestar i grupit kriminal “Djemtë e Rrugës Bardhyl” drejtuar nga Franc Konomi, të cilat kanë mbizotëruar pas viteve 90 në kryeqytet. Për të treguar se Prokuroria gaboi me Domart Konjarin, avokati Meçi jep garanci se klienti i tij do të respektojë masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

Do të paraqitet ai sipas vendimit të gjyqatës detyrim paraqitje?
Avokati: Besoj që po, ska arsye pse mos paraqitet

Redaksia online
(shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave