Kjo është e dukshme pasi në pjesën e parë të njoftimit ku është njoftimi për vdekjen dhe një biografi e shkurtër e jetës së Met Begës i gjithë shkrimi ka një rregullsi ortografike dhe i shkruar me shkronjën ë.
Ndërkohë fjalia e fundit e cila shpreh ngushëllimet që ministria i dërgon familjes Bega, duket qartësisht që është e shkruar nga zëdhënësit pasi në të shkrimi është bërë me gërmën e.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi edhe më herët zëdhënës të institucioneve kanë bërë të tilla gabime madje kanë arritur deri aty sa të ngatërrojnë emrat e diplomatëve të huaj.
Ndërkohë të kontaktuar nga A1Report menjëherë pas informacioneve për vdekjen e aktorit Met Bega, ministria sqaroi se nuk kishte asnje informacion per kete.
Siç mund të shihet lajmi në median online është publikuar në orën 16:41 ndërsa në faqen e ministrisë rreth një orë e 30 minuta më vonë.
(Printscreen nga media ku është kopjuar teksti)
(Printscreen nga Facebook-u i Ministrisë së Kulturës)
Më poshtë njoftimi i ministrisë shpërndarë në fqaen zyrtare në Facebook
Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i njohur i humorit Met Bega. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e Parkinsonit e cila i kishte ndaluar edhe daljen ne skenë.
Bega vuante prej 15 vjetësh nga kjo sëmundje e cila në fund i ka kushtuar jetën.
Met Bega ka lindur në Tiranë dhe do të mbahet mend për rolet e tij në “Dy herë mat” ku debutoi në vitin 1986,
“Telat e Violinës” si dhe roleve të panumërta në Estradën e Tiranës.
Ai u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ministria e Kultures shpreh ngushellimet me te thella per kete humbje dhe vlereson kontributin e tij artistik ne artin shqiptar te humorit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)