TIRANE- Në shkollën 9-vjeçare ”7 marsi” në kryeqytet, mësuesja e klasës së dytë, pas ka vërejtur mungesën e shtetit të Kosovës në hartën e pasqyruar në tekst, ka gjetur një tjetër mënyrë për t’i treguar nxënësve se ku ndodhet ky shtet.
 
Edhe pse në hartën e ilustruar në tekstin e “Gjuhës Shqipe” nuk gjendet shteti i Kosovës, me sa duket nxënësit kanë mësuar atë çka iu ka shpjeguar mësuesja e tyre.
 
Gabimet në tekste apo edhe përmbajtjet e papërshtatshme janë bërë publike edhe më herët, në muajin shtator, kur doli në skenë historia e “Shkumësit magjik”, e cila mësonte nxënësit sesi të bënin hile për të mos shkuar në shkollë.
 
Në të dyja rastet, gabimet ndodhen në tekstin e “Gjuhës Shqipe”, variantin e botuar nga shtëpia botuese “Morava”. Ministria e Arsimit ka deklaruar se do të marrë masa për heqjen e teksteve të papërshtatshme nga qarkullimi për vitin arsimor 2015.

gjuha shqipe

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)