Gafat te “Siguria”, Noka korrigjon
 Qefalinë, por bën vetë lapsus

Krahas debateve dhe akuzave të ndërsjella për ekzistencën e një pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit, komisioni parlamentar i Sigurisë ka patur vend edhe për gafat e deputetëve.
 
Prej tre ditësh komisionin parlamentar të sigurisë e drejton përfaqësuesi demokrat, Flamur Noka, për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit të këtij komisioni, Spartak Braho.  
 
Në një moment, Noka ka tentuar të korrigjojë një lapsus të socialistit Xhemal Qefalia i cili në vend të fjalës “taksative” ka thënë “teksative”, por i ka konsumuar vetë një lapsus. Pasi Qefalia e kupton gabimin dhe e korrigjon fjalën, ndërhyn Noka i cili e ‘ngushëllon’ duke i thënë: “S’ka problem, se të gjithë bëjmë gabime ortografike kur flasim”, tha Noka.
 
Gabimet fonetike, sipas Flamur Nokës, janë gabime ortografike...
 
Batuta ka patur edhe mes Nokës e Pirro Lutajt. Në një moment, deputeti socialist pyeti kreun e SHISH se pse nuk i kishte dorëzuar informacion oficerit të policisë gjyqësore. Ndërsa Noka e informon se ligji nuk parashikon raportim te vartësi. Noka i drejtohet Lutajt se nuk njeh ligjin dhe se do ishte më mirë që të ruante delet.
 
Pirro Lutaj: Pse nuk i keni përcjellë informacion oficerit të policisë gjyqësore?
 
Flamur Noka: Nuk i raporton shefi vartësit, o Pirro... Ti s’njeh ligjin, ke punuar dhe në Polici madje, ik e ruaj delet më mirë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave