Gara për KLGJ,9 gjyqtarë kalojnë 
kontrollin e parë, lista në Kuvend

Gara për KLGJ,9 gjyqtarë kalojnë <br />kontrollin e parë, lista në Kuvend
Pas listës së Prokurorisë edhe Gjykata e Lartë ka shpallur zyrtarisht emrat e 9 gjyqtarëve të cilët aplikojnë për t'u bërë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
 
Nëntë garuesit kanë kaluar kontrollin e parë dhe emrat e tyre tashmë i janë kaluar parlamentit.
 
Aty gjyqtarët do t'i nënshtrohen kontrollit të pasurisë dhe figurës me anë të “Vettingut”.
 
Lista është e njëjtë me atë të një jave më parë kur u mbyll gara dhe mes tyre.
 
Një gjyqtar në KLGJ, do të zgjidhet nga Gjykata e Lartë, 2 nga Apeli dhe 3 nga gjykatat e rretheve.

Edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, 19 prokurorë kanë kaluar kontrollin e parë, ndërsa hapi i radhës për ta është Vettingu. 

Kandidatët gjyqtarë për KLGJ-në:

Nga Gjykata e Lartë:
1. Artan Zeneli – Gjykata e Lartë
2. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:
1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë
2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
3. Besim Trezhnjeva – Gjykata e Apelit Durrës

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:
1. Alma Brati - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
2. Artan Laze - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
3. Astrit Faqolli - Gjykata e Rrethit Tirane
4. Bledar Abdullai - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
5. Brunilda Kadi - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
6. Brunilda Kasmi - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
7. Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda
8. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
9. Marçela Shehu - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë