Gazetarët më të mirë do të na mbrojnë nga fake news

Gazetarët më të mirë do të na mbrojnë nga fake news

Ndjesë që insistoj me temën e lajmeve të rreme. Mund të duket një problem vetëm gazetaresk, por e besoj me zemër se mund të jetë një rrezik i madh i deformimit të të vërtetave, që në Shqipëri, ende nuk shkëlqejnë në dritën e tyre më të mirë. Të vërtetat e ngjarjeve na ndihmojnë për të parë më mirë, dhe vetëm kur shohim më mirë, mendoj, se bëhemi qytetarë të lirë, të pamanipulueshëm nga njerëz dhe nga rrethana. Besoj fort se në një shoqëri, informacioni i saktë, i pastër, është një nga burimet që ndihmojnë për krijimin e një shtylle të fortë kurrizore të njerëzve të saj dhe të institucioneve.

Për të kuptuar se sa disa herë pa dashje. e shpesh në mënyrë tinëzare, por gjithnjë e pandalshme, është përhapja e një lajmi të rremë, po sjell një shembull të vogël, një ngjarje rutinë sot në redaksi. Në vëmendje ngjarja tragjike e aksidentit në Bolonja, Itali, ku një autoçisternë plot me gaz të djegshëm shpërtheu duke krijuar viktima.

Në FB e redaksisë një bashkëatdhetar që pretendonte se jetonte 3 km larg vendit të ngjarjes fillon të nisë materiale vizive. Fillimisht marrë nga mediat italiane, gjëra të besueshme, media të njohura. Më pas nis një filmim të bërë nga kompjuteri i tij: Duket një kamion i kuq që përplaset me një autoçisternë të bardhë. Vendi duket i ngjashëm me atë të akidentit të Bolonjës. Gazetarët në redaksi, të përfshirë në vrullin e materialeve e të websiteve për të kontrolluar dhe për të pasqyruar ngjarjen, e kalojnë në publikim. Pa asnjë verifikim. Duke besuar tek qytetari.


(Video e mbërritur në redaksinë e Report Tv ku pretendohej aksidenti që solli shpërthimin e autocisternës)

Në fakt këtu, përherë duhet të nisë puna e imët dhe delikate e gazetarëve: Verifikimi. Qytetarit iu kërkua në mënyrë të përsëritur që të na kalonte linkun e videos që u ofrua. Iu kërkua disa herë, por qytetari sillte vetëm linqe të tjerë. Atëherë, me një kërkim të gazetarëve të aksidenteve me autoçisterna, doli se video e derguar nga qytetari si aksidenti i Bolonjës sot me datë 6 gusht, ishte në të vërtetë një tjetër akident që kishte ndodhur në qershor të këtij viti, në të njëjtin vend. Por edhe video e publikuar me 14 qershor mund te jete fake, pasi, është dhënë vetëm nga një TV i vogël dhe pa informacione serioze në website e vet dhe nuk shpërndarë nga TV e media serioze. Video ishte kjo ne linkun poshte:

https://www.liberoquotidiano.it/video/box-hp-liberotv/13366620/borgo-panigale-autocisterna-schianto-pazzesco.html

Besojmë se qytetari e nisi videon në FB e Shqiptarja.com me qëllim të mirë, por ai nuk është gazetar. Ai nuk i di rregullat e hekurta për verifikim.  Rregulla, që sidomos sot, me përhapjen në masë të fake news (lajmeve të rreme) vlejnë gjithnjë e më shumë.

Gazetarët kanë shansin të bëjnë diferencën, filtrin mes një lajmi të vërtetë dhe një lajmi të rremë që “merr dhenë” në rrjet, dhe sigurisht, gazetarët më të mirë, do ta bëjnë këtë diferencë e do të sjellin një përmirësim në informacionin më të drejtë e të vërtetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja