Gazetari i njohur amerikano-kanadez Guy Lawson ka folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Lawson ka komentuar mbi ish-të dashurën e agjentit të FBI-së, Allison Guerriero.

Në një intervistë dhënë për emisionin Shqip Laëson tha se ish e dashura e McGonigal, po jeton tashmë në shtëpinë e ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Ky i fundit njihet si një nga njerëzit më të afërt të Trump.

“Ajo duket një figurë mjaft e pazakontë në vetvete. Më duket se ajo po jeton në shtëpinë e Rudy Giuliani, që ndoshta nuk është vendi më i mirë në botë ku mund të varësh shpresat, sepse zoti Giuliani tani po jeton në botën e tij të fantazisë, i është mbyllur zyra e avokatisë, reputacioni i tij është rrënuar.

Nuk e di pse kjo grua dëshiron ta shkatërrojë McGonigal, por mesa është bërë e ditur, ajo i ka telefonuar gruas së tij gjithë kohës dhe ishte shumë e zemëruar që ai e kishte ndarë. Por kështu dalin këto gjëra, apo jo. Ka gjithmonë një pjesë njerëzore të çdo historie” – tha ai.

Por çfarë e lidh Trump me rastin McGonigal. Pasi u vë nën hetim nga drejtësia amerikane, Tump tha se McGonigal ishte zyrtari që e përndoqi pa të drejtë për lidhjet e fushatës së tij presidenciale me rusët.

Oleg Deripaska, për të cilin zoti McGonigal, punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj Trump luajti rol qendror në fillimin e hetimeve.