McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli

McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli

Lulzim Basha dhe Charles Mc'Gonigal

E vërteta del në shesh. Ky është reagimi i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasi u mësua se ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Përmes një postiminë facebook Basha thotë se u vërtetua se demokratët u vunë në sulm nga Rama dhe Berisha për të bërë pis Partinë Demokratike por e vërteta më në fund u zbulua dhe mori hak ndaj demokratëve.

“Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar. Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha, shkruan Basha në një postim në facebook duke bashkangjitur dhe faqen e departamentit të Drejtësisë ku publikohet dhe prania e fajit nga Mc Gonigal.

Pikërisht këtë 225 mijë dollarësh borxh, opozita e quan ryshfet të Ramës për të shpikur skandalin e lobimit. 

Për Kreun e PD-së, Lulzim Basha, dosja ‘McGonigal’ tregoi edhe një herë sesi segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik. Këtë tezë e deklaroi dhe në një intervistë ekskluzive për Report TV dhënë më 17 shkurt 2023, ku Basha akuzonte se ishin paguar para për të hedhur baltë e shpifje 

Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha për Report Tv më 17 shkurt 2023

 

Seanca në Washington
Pranimi i fajësisë së McGonigal u bë në gjykatën federale në Uashington, në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Ai pranoi fajësinë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, dhe prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”, citoi Zeri i Amerikës.

Zoti McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga zoti Duçka.

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare. Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së, i cili më pas është bërë subjekt hetimi në Shqipëri për origjinën e parave.

Vepra penale për të cilën pranoi fajësinë zoti McGonigal në Uashington, parashikon një dënim deri në 5 vjet burg, por dënimi mund të jetë më i zbutur. Kushtet e marrrëveshjes parashikojnë që zoti McGonigal nuk ka të drejtën ta apelojë vendmin, i cili parashikohet të jepet në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa zbulimi i akuzës në janar të 2023 shkaktoi debate, akuza dhe kundërakuza në politikën shqiptare.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Ish-agjenti i FBI-së pranoi fajësinë, Gazment Bardhi i kujton SPAK dosjen: Ku ndodheni me hetimet për Edi Ramën

1695228292_bardhi.jpg

Deputeti Demokrat Gazment Bardhi, ka reaguar pasi ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal pranoi fajësinë se ka fshehur informacionin nga Byroja Federale e Hetimit lidhur me faktin se ka marrë dhe fshehur 225,000 dollarë nga ish-oficeri i inteligjencës shqiptare, Agron Neza.

Përmes një reagimi Bardhi kujton kallëzimin që ka bërë në SPAK për Edi Ramën dhe dosjemn amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së dhe i kërkon Prokurorisë së Posaçme të informojë se ku ndodhet me hetimet.  

“Në 24 Janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare.

Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM.

6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal.

Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender

SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit”thuhet në reagimin e Bardhit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 23/09/2023 14:21

    Fli gjume lulo se ta ngulo pastaj

    Përgjigju
  • labdi: 23/09/2023 14:21

    Ore Lulo a e di qe ishe mire ne gjum a jo?

    Përgjigju
  • Pjeter: 23/09/2023 13:51

    Ke qene nen urdhrat e mister Rubles Lulush dhe ke sherbyer me devotshmeri!! Shqiptaret te njofin mire ç'fare ere te vjen ty dhe kunatit tend!!! Ty, ndoshta amerikanet te garantuan mos ndeshkimeri ne Amerike, por jo ne Shqiperi, ate nuk ta ka garantuar asnje!! Rruga e kombit, firma per detin e dhuruar Bakojanis, 21 janari, jane aty Lulush dhe dyan zgjidhje, dhe zotrote ke qene protagonist e ske shanc te dalesh e te derdellisesh si me qene qelibar pa u sqaruar shqiptareve ato fakte!!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 23/09/2023 12:36

    Ti lulashibirishes je hajduti I rruges Kombit dhe e ke vendin ne burg bashke me salih@edvin. Figura te ndyra te politikes dhe shtetit shqiptar.

    Përgjigju
  • 21 Janar 2011: 23/09/2023 12:22

    Ti duhet te shkosh para drejtesise o Lulzim Basha bashke me kriminelin tjeter Sali Plehun qe vrate 4 te pafajshem

    Përgjigju
  • Visi: 23/09/2023 11:58

    O lulzim cfare don te besh aman ku do te perplasesh me me politik ti ke deshtuar

    Përgjigju
  • Aliaz: 23/09/2023 11:58

    O luloo ik se sje per politik me ste merr me njeri seriozisht ti je njeri i deshtuar ne politik

    Përgjigju
  • Lola: 23/09/2023 11:37

    Pse kjo ceshtje te kishte ngelur pa zgjidhur o Basha. Shko meru me ate partine tende qe sdihet akoma ke ka kryetar

    Përgjigju
  • Ema: 23/09/2023 11:34

    Akoma gjalle qenka Basha.Shko zgjidh njeher problemet e partise tende

    Përgjigju
  • gazi: 23/09/2023 10:52

    o lulush u zgjove nga gjumi ti

    Përgjigju
  • Beni: 23/09/2023 10:00

    Krimineli me i madh je ti o Basha

    Përgjigju
  • Eni: 23/09/2023 10:00

    Shko mor njeri negativ

    Përgjigju
  • Eni: 23/09/2023 09:58

    U zgjua Basha nga gjumi letargjik

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/09/2023 09:07

    I verbuari Lulushi qenka mbushur oskicken më mëngjez, kriminel mbi kriminela është ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI