Mbështetjen e tij ndaj kërkesave të Athinës lidhur me pagesën e reparacioneve të luftës ndaj Greqisë, edhe pse Berlini i ka refuzuar në mënyrë të përsëritur, ka shprehur presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.
"Gjermania duhet ta mendojë seriozisht çështjen e përgjegjësisë historike që ka ndaj Greqisë", nënvizoi Gauck në një intervistë për edicionin e të shtunës të gazetës gjermane "Sueddeutche Zeitung".
"Kjo është e duhura për një vend që ka vetëdije të plotë për historinë e vet, të shqyrtojë se çfarë gjasash ka eventualisht për të paguar reparacione", theksoi Gauck.
"Nuk jemi vetëm qytetarë që jetojmë në të tashmen, por jemi gjithashtu pasardhës të atyre që lanë pas vetes një monopat katastrofe në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe në Greqi ndërmjet rajoneve të tjera, ku në mënyrë të turpshme dinim shumë pak lidhur me këtë çështje, për një kohë të gjatë", shtoi presidenti gjerman./ atsh/