GJKKO liroi nga qelia avokatin Arben Lena, SPAK apelon vendimin, kërkon kthimin në burg

GJKKO liroi nga qelia avokatin Arben Lena, SPAK apelon vendimin, kërkon kthimin në burg

Prokuroria e Posaçme ka apeluar brenda një kohe rekord lirimin e kreu të Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena nga qelia në masën arrest në shtëpi. Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel.

Kujtojmë se shumica e personave që kanë dhënë paratë për të ndikuar në një vendim gjyqësor janë në burg, ndërsa marrësi që sipas akuzës është avokati Lena, u la me masë arresti shtëpie. Vetëm pak ditë më parë Apeli i Posaçëm vendosi ta lërë në fuqi masën arrest në burg, ndërsa dje (e entje 9 maj) ajo u ndryshua nga gjyqtari Çela, një vendim që sipas akuzës nuk është i drejtë.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena i akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm lidhur me çështjen e një të arrestuari për akuzën e trafikimit të refugjatëve të cilin Lena e mbronte. Avokati ka mohuar akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar. Sipas Prokurorisë Speciale Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema e dyshuar korruptive u godit më 26 dhjetor të vitit 2023. Sekserët Nikoll Hafesllari dhe Nikoll Jesku do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa në skemë sipas SPAK është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Në arrest në burg në fund të vitit të kaluar u lanë Hafesllari, Jesku dhe Kuziçi, Dajana Kodra në arrest shtëpie,  ndërsa Artiana Kozici e Dritan Tabaku në detyrim paraqitje. Burime konfirmojnë se nën hetim është edhe një gjyqtar i Apelit të Korçës para se ky institucion të shkrihej me hartën e re gjyqësore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alabar: 11/05/2024 21:44

    Sardelja e ngrodhur ka mare 5 milion te vjetra dhe e japin sa mbare e prape lajmin si e di te mbytet lajmi Bashkise Tirane dhe Lali Erit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza

Drejtori i Policisë së Lezhës kishte komunikime në Sky, Keti Banushi: Nga ana tjetër komunikonte me drejtorin e Guardia di Finanza