Gjykata e Catanias lë në burg 
Habilajn e 4 bashkëpunëtorët

Burg për Moisi Habilajn. Është ky vendimi i Gjykatës së Rivlerësimit e Katanias, 48 orë pas dëgjimit të pretendimeve të 6 nga të arrestuarve të të ashtuquajturës “Dosja Habilaj” dhe palës mbrojtje.

Vetë Habilaj, i akuzuar si kreu i një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirinë përpara gjykatës. Por Gjykata vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 4 bashkëpunëtorëve, ndersa eshte liruar Fatmir Minaj

Vendimi është depozituar rreth mesditës në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga tre gjyqtarët Iarato, Benanti dhe Catena. Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre. 

Nga ana e saj, Prokuroria e Catanias ka paraqitur përpara gjykatës prova e fakte në ngarkim të Habilajt dhe grupit të tij. Në dosjen voluminoze të organit të akuzës thuhet se grupi Habilaj ka trafikuar 20 mln euro drogë nga Shqipëria në Itali. Avokati i Habilajt deklaroi dy ditë më parë ekskluzivisht për Report Tv se Moisi Habilaj ka mohuar akuzat në gjykatën e shkallës së parë dhe ka kërkuar lirinë.  

MOISI habilaj
(Moisi Habilaj duke hyrë në gjyq)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e Dumanit te GJKKO, reagon Nasip Naço: Mashtrim për të denigruar integritetin tim, drejtësia të hetojë, masa ndaj personave të përfshirë!

Dëshmia e Dumanit te GJKKO, reagon Nasip Naço: Mashtrim për të denigruar integritetin tim, drejtësia të hetojë, masa ndaj personave të përfshirë!