TIRANE - Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin në Itali të Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, kur tashmë ka kaluar një muaj nga momenti kur Policia e Shtetit e arrestoi për llogari të drejtësisë Italiane. Biznesmeni fierak është dënuar me 30 vjet burg.
Ky vendim u mor nga gjykatësja Fatime Deçolli e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes e cila kërkonte lirimin e biznesmenit.
Disa herë rresht mbrojtja e Isufaj është përballur me gjykatat shqiptare, ku nuk ka munguar ndryshimi i masës së sigurisë sa në Apel dhe në Shkallën e parë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lexoni të gjitha shkrimet në lidhje me seancat gjyqësore ndaj "Ben Qimes" deri tek ekstradimi