Gjykata nuk i njeh mandatin kryebashkiakes së Durrësit: Bindja u regjistrua jashtë afateve ligjore /Vendimi

DURRES - Me një vendim të papritur, ndryshe nga Gjykatat e rretheve të tjera që i kanë vërtetuar mandatet e kryebashkiakëve të tjetër të Partisë Socialiste në disa bashki, Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë vërtetimin e mandatit kryebashkiakes të zgjedhur më 30 qershor për bashkinë e qytetit bregdetar, Valbona Sakos.

Po sot u mësua se më 15 korrik, Gjykata e Tiranës, me një vendim të ndryshëm, ka shpallur moskompetencë për të vërtetuar mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, duke ja deleguar kërkesën Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Vendimi, të cilin Shqiptarja.com e disponon, argumenton se partia Bindja Demokratike, që çoi në garë përballë Sakos, Valbona Sakollarin, është regjistruar në Komisionin Qendorr të Zgjedhjeve përtej afateve ligjore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në vendim thuhet se Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatë më 25 prill, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

"Në momentin e paraqitjes së kërkesës “Partia Bindja Demokratike”, nuk kishte fituar akoma personalitetin juridik, pasi në mbeshtetje të nenit 9/2 te ligjit “Per Partite Politike”, “Partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë”. Gjithashtu Partia ‘Bindja Demokratike”, duke mos qene e rregjistruar në Gjykate, në momentin e paraqitjes së kërkesës për tu regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ, nuk kishte zotesi juridike për të fituar të drejta dhe për të marrë përsipër detyrime, sikurse është marrja pjesë në zgjedhjet e Organeve të Qeverisjes vendore të datës 30.06.2019", citohet në vendim.

Në këto kushte, Gjykata e Durrësit e vlerëson të pavlefshëm regjistrimin e partisë Bindja Demokratike në zgjedhjet e 30 qershorit. Po ashtu, Gjykata në vendimin e zbardhur, shpall të pavlefshëm edhe fletën e votimit për kandidatët për kryetar bashkië në Durrës, fletë ku kishte dy emra, Valbona Sakon nga PS dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike. Në argumentin e tretë të vendimit, thuhet se edhe rezultati i votimit për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit, është i pavlefshëm.

Me këtë vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë së Durrësit që mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka, do të pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili është i formës së prerë. 

"Gjykata bazuar në nenin 60 pika 1 e ligjit 139/2015 për qeverisjen vendore, vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkueses Valdbona Sako për vërtetimin e mandatit të Kryetarit të bashkisë Durrës", - thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit, ndaj të cilit mund të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit të Durrësit brenda afatit ligjor 5 ditor, duke filluar nga e nesërmja, 18 korriku.

Pak ditë më parë, Partia Demokratike i bëri thirrje gjyqtarëve, që të mos certifikojnë kryebashkiakët e Partisë Socialiste, pasi sipas tyre zgjedhjet e 30 qershorin ishin farsë, dhe se gara e vërtetë elektorale sipas opozitës, do të bëhet më 13 tetor, datë e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë gjykatës së Durrësit)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:52
Mandati i kryebashkiakëve/ Gjykatat shqiptare, 3 vendime të ndryshme...për të njëjtën çështje!

Tre vendime të ndryshme nga gjykatat për vërtetimin e mandatit të kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjyqtarja Mimoza Margjeka në Gjykatën e Durrësit vendosi sot të mos njohë mandatin e kryetares për bashkinë e Durrës, Valbona Sako, duke argumentuar se partia Bindja Demokratike u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afateve ligjore, si pjesëmarrëse në garën elektorale të 30 qershorit. Ky vendim ankimohet në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Gjykata e Tiranës me gjyqtare Ariana Gunbadhi (Caco) më datë 15 korrik ka vendosur të shpallë moskompetencë për pranimin e kërkesës së Agim Kajmakut për të vërtetuar mandatin e kryebashkiakut të Vorës, si i zgjedhur nga PS. Kjo gjykatëse ja delegoi kompetencën Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ky vendim ankimohet në Gjykatën e Lartë.

Të dyja këto vendime bien ndesh me vendimet e gjykatave të tjera në vend që deri më tani kanë konfirmuar disa nga kryetarët e rinj të bashkive të zgjedhur më 30 qershor.

Tre vendime që lexojnë në mënyrë të ndryshme ligjet.  Sipas ligjit, janë gjykatat ato që vërtetojnë mandatin e kryetarëve të bashkive, pas certifikimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ora 14:26
Precedenti/ Pse gjyqtarja e Durrësit doli kundër vendimit të kolegëve në rrethet e tjera?! (VENDIMET)

Gjykata e Durrësit mori sot vendim të mos vërtetojë mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiaken e re të dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, me argumentin se Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatve ligjore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si parti për të garuar me kandidatë në garën elektorale. Valbona Sako kishte në garë përballë saj kandidaten e Bindjes, Valbona Sakollari ndaj Gjykata e Durrësit argumenton se me një parti të regjistruar në paligjshmëri, i gjithë procesi i zgjedhjeve në Bashkinë e Durrësit duhet të shpallet i pavlefshëm, nga fletët e votimit që kishin të listuar dy kandidatet, e deri tek rezultati i votimeve. 

Por përse ky vendim i gjykatës së Durrësit?

Këto ditë, gjykatat në rrethe të tjera kanë nisur të vërtetojnë mandatin e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, dhe konkretisht, edhe të atyre që në garë kanë pasur kandidatë nga Bindja Demokratike. 

I tillë është rasti i Bashkisë së Kolonjës, ku Erion Isai nga PS kandidonte përballë Fatjon Lekës së Bindjes Demokratike. Pas kërkesës që ai bëri në Gjykatë, Gjykata i dha mandatin. Njëjtë edhe me Mallakastrën, Kukësin, etj. Safet Gjici i propozuar nga Partia Socialiste, garoi përballë një kandidati të Bindjes Demokratike, Abedin Oruci.

Vendimi i Gjykatës së Kukësit për vërtetimin e mandatit të Safet Gjicit

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 18/07/2019 07:16

    Sa pashe mbiemrin e gjyqtares mu duk se pashe Sali RAM Berisha

    Përgjigju
  • Cubi: 17/07/2019 21:15

    Ka akoma ushtar te plepave.Duhet ti rikthejn reston babait..Po kot i rren mendja se ne fik do shkojn bashk me babain.

    Përgjigju
  • plepi: 17/07/2019 18:01

    Shume vendim i thjeshte. Ne qofte se bindja eshte regjistruar jashte limitit kohor kandidatet e saj skualifikohen. Clidhje kane kanditatet fitues apo te tjeret qe jane regjistruar ne kohe me keta jashte kohe?!

    Përgjigju
    • Lisi: 17/07/2019 19:51

      O plep s'duhej të ishte fare ne fleten e votimi, i ka ngrënë vota ps.ps duhet t'i marrë te gjitha votat 100%

  • Taulanti: 17/07/2019 17:05

    Vendimi gjyqesor i gjyqtares se Durresit eshte teresisht ligjor dhe respekton rendin hierarkik ligjor ne vend. Urime gjyqtares per kurajon profesionale.

    Përgjigju
  • veronika: 17/07/2019 14:46

    mbesa e sali berishes, nje cope mishi me dy sy qe ri ne saje te lidhjeve qe ka si gjyqtare, e paafte totalisht dhe e korruptuar deri ne themel

    Përgjigju
    • Po-pullii: 17/07/2019 16:59

      Lexoje mire o popull.... po ngaterron Durresin me Kukesin

    • Populli: 17/07/2019 16:09

      Ku e ke mbesen moj, gjyqtari eshte burre!! Apo ju te rilindjes i beni burrat gra

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh