Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon Shkëlzenin, dëshmitar në Gjykatë! Zamira Durda: Gërdeci, krim shtetëror nga babëzia për para! Fajtor dhe Sali Berisha

Zamira Durda, humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008.

Në gjyqin për ish ministrin e Mbrojtjes  Fatmir Mediu që vijon në Gjykatën e Posaçme emri i saj dhe i bashkëshortit ndodhen në listën e 71 dëshmitarëve të cilët SPAK kërkon që të thirren nga gjykata për tu dëgjuar. Për herë të parë SPAK i kërkon gjykatës të marrë në pyetje edhe Shkëlzen Berishën si dëshmitar në këtë gjyq.

Në një intervistë për Report TV Durda thotë se fajtor për këtë krim shtetëror është e gjithë piramida shtetërore e asaj kohe, nga Presidenti i asaj kohe Bamir Topi, kryeministri, - i cili atëherë ka qenë Sali Berisha -, ministri i Mbrotjes, - i cili atëherë ka qenë Fatmir Mediu - deri tek kryeplaku i fshatit.

“Gërdeci është një krim shtetëror. Në Gërdec ndodhi nga babëzia për para. E gjithë piramida shtetërore e asaj kohe dështoi. Që nga presidenti  dhe tek kryeplaku i fshatit që nuk reagoi.  Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Të gjithë janë fajtorë. Ne ishim viktimat” e nis intervistën e sotme për Report Tv, Zamira Durda 

SPAK akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues për shpërthimin në "fabrikën" e demontimit të armëve ku humbën jetën të paktën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.  

Vijimi i një procesi të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar i ka dhënë një dritë jeshile për familjet e viktimave që humbën jetën në fabrikën e demontimit.
Lajmëron se do të kërkojë dhe ajo të tjerë dëshmitarë.

“ Gjykimi i zakonshëm është dritë jeshile për ne. Të hidhen të gjitha letrat në tavolinë.  Do të ndjek të gjitha hapat. Që nga momenti kur ka dalë VKM-ja 137, urdhri i ministrit dhe të gjitha do i kaloj hap pas hapi. Është hera e parë që viktima është palë në proces. Kam kërkuar ndryshimin e akuzës për Fatmir Mediun. Shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 1 apo më shumë pasoja. Janë pasojat e rënda që solli ky shpërdorim detyre.

Vërtet ai thotë që unë vetëm shkresat kam firmosur dhe është pozicion por shkresat e tij nxorrën armatimet nga depot që ishin. I gjithë transporti i armatimit është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte ministria e Mbrojtjes që kishte detyrë ta në mbronte. Ditë për ditë rrugët ishin të bllokuara me kamionët e ushtrisë. Vendi që u përzgjodh ishte i gabuar. Emri që ka marrë aksident teknologjik ishte i gabuar, se vetëm teknologji nuk kishte aty. Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë." thotë Durda. 

Megjithatë ka rezervat e saj. Pasi me këtë gjyq nuk mund të dënohen biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

“Do të jetë drejtësi e cënguar pasi me Kodin e Ri Penal për 29 të pandehurit e tjerë nuk mund tua rëndosh pozitat e tyre pasi janë dënuar një herë.  Ne familjarët unë nuk di as kam qenë pjesë e procedurave ne jemi thjesht viktima të kësaj. Për Mihal Dëelijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi u pranua gjykimi i shkurtuar për këta. Nuk mund të ridënohen”  nënvizon Durda.

Në Gërdec ka humbur djalin e vogël dhe megjithëse në të gjyq i pandehur është im ministri i Mbrojtjes Zamira Durda kthen kokën pas tek gjyqi i parë ku protagonistët e akuzuar si përgjegjës për shpërthimin tashmë janë të lirë dhe nuk morën dënimin e merituar

“Drejtësi për një pjesë. por për ata që kanë kaluar. Kemi një Ylli Pinari të dalë nga burgu se nuk kishte kush ti kujdeses me nënës së tij. Dritan Minxholli që doli nga burgu se i ofruan punë. E kush i ofroi punë Mihal Delijorgjo“ thotë Zamira Durda në intervistën me gazetarin Andi Kapxhiu. 

Tragjedia e Gërdecit

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Fillimisht për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • augusto ,,ose agush.: 23/09/2023 14:27

    familja kriminale berisha dhe zari i tyre mehdiu vrane 300 veta ne gwrdec...kjo familje dduhet te shuhet e gjitha se eshte nje fole kriminelesh...kur te jene tek gjiri i lalezit gotitini shtepine e tyre me top si mato gruda...

    Përgjigju
  • Qwerty: 23/09/2023 12:36

    Nuk arrestohen trimat e pd se duan komunistet...papa vdekje komunistat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja