Mbrëmjen e sotme është goditur me sende të forta kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) Shkodër, Ramir Haderi.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Haderi është sulmuar nga persona të paidentifikuar pranë lagjes ‘Rus’, ose siç quhet ndryshe ‘8-katëshi’.
Mësohet se Haderi ka marrë plagë në kokë e trup, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime të pakonfirmuara raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pritet edhe një reagim zyrtar për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Lajm në përditësim...
Komente










Ky asht djal zotni sa keq po me vjen inshallah shérim te shpejte
Përgjigjuketij shokut te dashit i paska vajt zani deri ne tepelene por ende pa figure per birazeret
Te rrime shtrember dhe te flasim drejt: vete qenia e nje personi aq te ri ne nje post , i cili kerkon vite te tera eksperience pune, le shije te hidhur. Veshtire qe te goditet nje person i cili e ben punen e shtetit me korrektesi dhe ndershmeri. (mund te jesh i ndershem , por korektesia ne pune dhe menyra se si ushtron pushtetin eshte shume e rendesishme).
Për këdo që ngre dorë mbi punonjësin e shtetit të rikthehet dënimi me VDEKIE.Kur mos hyfshim në EU.
PërgjigjuFiks. Un mendoj qe edhe komunistet duhet te pushkatohen
Normal do i ket gjetur ne shkelje dhe bam. Perderisa nuk kemi shtet qe i denon rende ose me vdekje kush prek policine apo shtetin pa te drejte kshu do jet. Hajde tani e behu drejtor i drejt se ha drurin ose i korruptuar po deshe te ecesh ne rruge vetem apo me familje i qet. TURP NQS NUK ZBARDHET QESHTJA E NUK DENOHEN RENDE PISAT.