Greqi-Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët e mitur.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 26 gushtit në Nice, teksa burri pasi ka ardhur nga puna në gjendje të dehur ka nisur të shajë dhe kërcënojë bashkëshorten dhe fëmijët.

Sipas Protothema, i akuzuari ka dhunuar gruan e tij para fëmijëve të tyre dhe më pas ka goditur vajzën me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Në dëshminë e saj, bashkëshortja ka rrëfyer se një natën para se të ndodhte kjo skenë dhune, 36-vjeçari e kishte dhunuar dhe përdhunuar.

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për bashkëshorten dhe fëmijët.