Greqia miratoi shtrirjen 12 milje në Jon/ Rama: S'ka lidhje me pjesën mes nesh! Llumi nacional-folklorik i politikës flasin për 'shitje deti'! Shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

Greqia miratoi shtrirjen 12 milje në Jon/ Rama: S'ka lidhje me pjesën mes nesh! Llumi nacional-folklorik i politikës flasin për 'shitje deti'! Shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

Harta e detit Jon dhe Edi Rama

Kryeministri Rama i ka konsideruar si 'llum nacional-folklorik' të gjitha reagimet që kanë ardhur në Tiranë pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, nga pjesa veriore e ishujve deri në kepin Tainaro.

Kryeministri Rama shkruan se pas rrëzimit të marrëveshjes së 2009 tashmë Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord për t'iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare.

"Llumi nacional-folklorik i politikës shqiptare pa kufij, pa din e iman, është derdhur sërish në oqeanin digjital përmes shpifjes së madhe të "shitjes së detit" Greqisë! Këtë marrëzi ekstreme për përfitime politike mund ta besojnë vetëm ata që s'duan të dëgjojnë e as të kuptojnë! Pas rrëzimit të marrëveshjes famëkeqe të 2009 dhe mosmarrëveshjes që pasoi, ne kemi arritur më në fund dakordësinë me palën greke që delimitimin e kufirit tonë detar ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare! Shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s'ka lidhje me zonën joniane mes nesh", shkruan Rama në Tëitter.

Ndër të tjera Kryeministri nënvizon se e drejta e 12 miljeve ushtrohet aty ku është e mundur dhe jo aty ku s'ka mundësi, siç është rasti në zonën mes nesh ku vija ndarëse do të vendoset me gjyq!

"Greqia e ka ushtruar këtë të drejtë së fundmi, fiks siç e ka ushtruar Shqipëria qysh në vitin 1990! Të tjerat janë dokrra! Jetojmë në shekullin XXI dhe në mes të Evropës, ku nuk mund të "shiten" e "blihen" dot dete e territore as fshehurazi, as haptazi nga asnjë autoritet i veçantë! Këto mund të ndodhin vetëm në batakun e ligësisë e të injorancës, ku llumi i shqiptarisë gjen shesh për përsheshin e tij", vijon Rama.

Në fund ai publikon edhe dokumente që pasqyrojnë se si Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj me 12 milje detare vite më parë. 

"Ja edhe dokumentat e vitit 1990 kur Shqipëria bëri fiks këtë që bëri Greqia sot dhe që është në fuqi sot e gjithë ditën në regjistrin e OKB! As pala greke s'kishte çfarë kontestonte atëherë, as ne s'kemi çfarë kontestojmë sot tek vendimi i Greqisë! Lëreni llumin në batakun e vet!", përfundon Kryeministri. 

Në Greqi ditën e Krishtlindjes është miratuar dekreti për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Lartë i Shteti. Mediat greke e interpretojnë këtë lëvizje si  një mesazh drejtuar Turqisë. Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez.

Ky vendim i Greqisë solli një sërë reagimesh në Shqipëri nga eksponentë të opozitës, të cilët e kanë konsideruar si një përmbushje të axhendës greke në dëm të Shqipërisë. 

Për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është rënë dakord gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, në Tiranë, dhe takimit që ai pati me kryeministrin shqiptar, që të shkohet në një gjykatë ndërkombëtare. 

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 28/12/2020 18:32

    ORE RAMA ti e con ne hage ,,po atje kush kujton se do gjykoje servet pellumbi....?????/

    Përgjigju
  • Ardian Hasanaj: 27/12/2020 13:36

    Ne Relacionin e keahillit te ministrave thuhet se ne vitin 1976 kishim 15 milje detare dhe per ta pershtatur kete ne perputhje me ligjet nderkombetare shqiperia duhet te kaloje nga 15 ne 12 milje. Cfare do te thote kjo? Do te thote qe neve e kishim kete distance 15 milje pra nuk jemi zgjeruar por e kemi reduktuar hapsiren detare ne perputhje me normat nderkombetare. Per cfare arsye do ta bente greqia kete kundershtim. Ne jovetem e kishim por e kemi tepruar duke marre me shume se na takonte.

    Përgjigju
  • Populli: 27/12/2020 02:56

    Po ne 12 milje mer tradhtar nuk i kemi vajt dikujt ne dere..na erdh greku te dera o race muti..ja shite pa u ndjer fare..tradhtia me e madhe nder shekuj..ja kalove dhe Esat Pashes dhe bashke me mbretin Bird..e paskemi shajt kot Saliun po paske qen me tradhtar se tradhtia vet..mos e gezofsh jeten

    Përgjigju
    • Gjergji: 27/12/2020 08:08

      Tl lumt o vlla , por edhe Kosovën u nundua ta shes

  • Enveri: 27/12/2020 00:39

    Pse nuk u hapnin në kohën e Enverit këta grekt e poshtër

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/12/2020 23:06

    Ky nuk e ka shitur detin ? Ky e ka fal detin për interesa personale...!!!

    Përgjigju
  • vera: 26/12/2020 17:41

    T.Q.R. O SALI berisha bashke me bashen ,,,ju jeni dy shkerdhatat e shqiperise qe i shitet detin tek greket.....ju duheni gjykuar per tradheti ndaj atdheut....////

    Përgjigju
    • Diktatori: 27/12/2020 01:04

      Nuk u zgjeruan në 2005-2009 apo 2009-2013 as në 1944-1991 por në 2017-2021 ?! A je normal? Ke parë ndonjë ministër të jashtêm që ka lexuar me shumë libra se Genti ynë ?? Ndaj lum ne që i kemi dhe përsëri do ti kemi , u mbyllëm 1 vit në COVID edhe kur të hapet loja përseri do jene të njejtet fytyra! Populli shqiptar eshte shterpë në Politikë! Ndaj bëjeni edhe 1 vit revolucion gjejeni një lider nga njerezit e ndershem dhe të riciklojmë politikën! Por rinia e aftë iku , ato që mbeten do ikin dhe na mbeten vetëm militantë , ca të kuq ca të blujtë disa në qendër dhe kudo mbeten militantë në emisione pa mesazh militantë kudo, edhe gjizë, meze e pak raki!

  • na sugaminis sto muhih mor greke te qelbur..: 26/12/2020 17:37

    MOS LESHO ASNJE CM DET EDI RAMA,, SEPSE KEMI NE KRAH ERDOGANIN DHE POPULLIN VELLA TURK ,,KEMI DHE AMERIKEN ME NE,,,GREKU I POSHTER KA QENE DHE ASHTU DO MBETET NE SHEKUJ,,,ROBT KU TI KENE GREKET E QELBUR,,,RRACA ME E NDYRE E PLANETIT...PTU,PTU,...

    Përgjigju
  • Wayne: 26/12/2020 17:19

    Vërtet këto reagime jan shum për t‘u bezdisur, athua se truri i njërzve i ngjan atij të peshkut të art dhe klasa opozitare bën të paditurin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë