Hapja e fushatës së PS-së, Basha: Rama u mblodh në kotec me kriminelët, sot i jap paralajmërimin e fundit

Nga Unaza e Re ku ishte në krah të banorëve që protestojnë kundër projektit që pa prekur shtëpitë e tyre, Lulzim Basha deklaroi se organizata kriminale e rilindjes është katandisur në kotecin palestër të së keqes, referuar vendit ku socialistët hapën fushatën pasditen e sotme te Parku Olimpik. Ai tha se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore duke ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestën e shtatë kombëtare para Kryeministrisë. Lulzim Basha tha se nesër do i japë paralajmërimin e fundit Edi Ramës.

"Rezistenca është shtrirë anembanë Shqipërisë për të shkulur të keqen për të çliruar Shqipërinë nga e keqja, nga kjo bandë hajdute, shtazarake.  Është modeli i forcës së qytetarëve kundër tiranisë së krimit dhe bandës me pushtet. Fuqia juaj ndali planin për prishjen e banesave. Në një plan tjetër kombëtar, qëndresa juaj në netët e errëta të diktaturës së krimit ndezi një dritë shprese. Nuk u përulët para presionit dhe dhunës. Një ditë para 2 qershorit, që do të hyjë në histori si një tjetër rekord bashkimi zemrash dua ta them se ndalja e së keqes sot nuk mjafton. Dua ti drejtohem qytetarëve; doni të vidhni këtu 40 mln euro, donin të hapnin kantierin e pastrimit të parave të pista. Vetëm ndalja e së keqes nuk mjafton për të shpëtuar shoqërinë. Prova më e qartë është në 2 vende, e para në një palestër ku u mblodhën  në një furrik të pandehurit dhe në krye Ramën, Veliajn dhe Taulantin për të shpallur projektin ogurzi për të kapur pushtetin me kandidatë që janë për në burg, kriminelë dhe përdhunues. 2 KM më tej nga këtu shpallën projektin. 80 km në veri nga ky vend ku ndodhemi, e keqja është 10-fishuar, duan të vjedhin 300 mln në rrugën Milot -Balldren me të njëjtën skemë. Nesër në orën 19:00 para selisë së të keqes. Organizata kriminale e rilindjes është katandisur në kotecin palestër të së keqes. Largimi i Ramës, qeveri tranzitore janë produkt i panegociueshëm. Nesër le ti japim paralajmërimin e fundit nesër se nuk do të ndalemi, se jemi të vendosur që të keqen ta shkulim me rrënjë" tha Basha.

Zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t'u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nisur ky bojkot i opozitës, presidenti Meta është shfaqur i gatshëm që nëse do të ketë vullnet politik, të ndryshojë datën e zgjidhjeve, por Edi Rama është shprehur i prerë se shtyrja e datës së zgjedhjeve është në shkelje të kushtetutës, për këtë arsye 30 qershori, sipas tij nuk do të lëvizë. Ndërkohë që nesër në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 02/06/2019 16:34

    Po nuk u ngope duke ngrene mu... perdite o vrases e hajdut

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 02/06/2019 07:10

    lulashi ka mbaru,EDHE VET E KA KUPTU,,por asht shum gjynaf për ata që i shkojn nga mbas,,,00000000000 nivel intelekti zerooooooooooooooooooo

    Përgjigju
  • Miri: 02/06/2019 04:28

    Ha ha si kercenimet kineze,ri mire se nuk do te lene as te takosh gruan ne holland,

    Përgjigju
  • Redi: 01/06/2019 21:45

    Po si mund te flas nje burre qyteti se pretendon te behet kryeminister me kte gjuhe per te gjithe ata te rinj dhe te te reja,ata bij e bije nenash qe kan bere gjithe ato sakrifica per ti shkolluar dhe rritur ti quash kriminel.Te te vij turp ,o politikan i deshtuar.

    Përgjigju
  • Billi: 01/06/2019 21:32

    Lulezim, dita dites ti dhe banda jote po i aftohet gjithnje e me shume burgut te Reçit...Guxo dhe do ta shohesh sa te vlen lekura ti dhe banditet e tu.

    Përgjigju
  • Populli: 01/06/2019 21:11

    P*dhi i sat eme o Lulzim Basha, motra do te shke***ehet!

    Përgjigju
    • Robi: 02/06/2019 13:20

      Meqenëse ata që ishin dje me Ramën qenkan kriminelë o trap, po e ke pyetur popullin se çfarë janë për shqiptarët banditë si Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit, Strazua me patllake, Sahit Tritoli Dollapi, Enkelejd Alibeaj, Klevis Kerrici i Faros, Salianji homo, Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë, Kejdi dhembcakallja dhe, Epshurr Brahim*ari dhe,, lristat e haremin veror të Jales, këtë pyetje bëj popullit dhe e malet vesh se kush janë kriminelë, o Fyrher i ri i Europës

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë