'Heroi i mendimit shqiptar'/ Rama dhe Ruçi urojnë për 85-vjetorin e lindjes Profesor Rexhep Qosen

Kryeministri Edi Rama, dhe kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, i kanë uruar ditëlindjen profesorit të njohur Rexhep Qoses, i cili kishte 85-vjetorin e lindjes sot.

 “Përulësisht i uroj edhe 100 një heroi të mendimit shqiptar, Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Rama përbri videos së publikuar në Facebook, ku sjell një reportazh mbi jetën e profesorit të njohur.

“I dashur dhe i respektuar Profesor, sot ju festoni 85-vjetorin e lindjes. Dëshiroj të ndaj me ju gëzimin për këtë ditë të shënuar për ju, për Kosovën, për Shqipërine, për të gjithë shqiptarët. Ju uroj shëndet, jetë të gjatë,  të lumtur e të begatë në shërbim të kombit. Ju, i dashur Profesor, jeni një ndër thesaret më të çmuara të kombit shqiptar. Kosova, Shqipëria dhe shqiptaria Ju janë dhe do t’Ju jenë përjetë mirënjohëse për erudicionin Tuaj, ndërgjegjen kombëtare e qytetare, veprën Tuaj shkencore dhe kontributin kombëtar. Ju jeni sot një ndër referencat më të rëndësishme të kombit shqiptar si edhe  një ndër pikëtakimet e kulturës  shqiptare me kulturën botërore.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën e urimin për 85-vjetorin e Akademikut Rexhep Qosja.

Profesor Rexhep Qosja, feston sot 85 vjetorin e lindjes, ndërsa ndër vite, vlerësohet dhe nderohet për kontributin që i ka dhënë letërsisë shqipe.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë