Hetimet me Italinë, Prokuroria
kërkon arrestimin e Tahirit

Hetimet me Italinë, Prokuroria<br />kërkon arrestimin e Tahirit<br /><br>
TIRANE - Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Pritet autorizimi nga Kuvendi, pasi të jetë mbledhur më parë Këshilli i Mandateve, për t'i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme të Prokurorisë. 

Në njoftimin zyrtar të organit të akuzës thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi në drejtim të Italisë. Shkresa e Prokurorisë i referohet pikërisht materialeve të vëna në dispozicion nga drejtësia italiane për dosjen "Habilaj". "Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri", thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

Tahiri përmendet në bisedat e trafikantëve, mes tyre dhe Moisi Habilaj, i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, se ka përfituar deri në 5 milionë euro në muaj nga trafiku i drogës Shqipëri-Itali. Habilaj u arrestua në Catania, Itali, së bashku e 7 trafikantë të tjerë italianë dhe shqiptarë, ndërsa në kërkim u shpallën 4 shqiptarë të tjerë. 

Hetimet
Hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm janë kryer nga pala shqiptare bashkë me autoritetet italiane, hetimet këto të cilat për Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë të vlefshme për të kërkuar autorizimin për arrestim dhe kontroll banese për ish-ministrin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në rast të përballjes me drejtësinë ish-Ministri i Brendshëm do të hetohet për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe procesi ndaj tij do të kryhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Çfarë rrezikon Tahiri
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri për të cilat ai rrezikon minimumi 11 deri në maksimumi 27 vite burg. Referuar akuzave të prokurorisë ato janë sipas nenit 283/a fraksion 2 sipas të cilit kodi penal përshkruan Prodhim shitje narkotikëve, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në 15 vite.

 

Ndërsa akuza tjetër është ajo sipas nenit 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore në të cilën përfshihen marrja e një oferte, pranimi apo premtimi i parregullt nga funksionarët shtetërorë ose i zgjedhur vendorë, për të kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet nga katër deri në 12 vite burg.

2 urdhërarreste për ish-zyrtarë, policë e zyrtarë
Ndërkohë, sipas gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta Prokuroria për Krimet e Rënda ka gati 12 urdhërarreste për ish-zyrtarë, policë e zyrtarë të lartë shtetërorë si të implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Deklarata e plotë e Prokurorisë:
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

 

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri. 

letra per tahirin
(Shkresa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja