Hidhet shorti i Europianit 2020/ ‘Tmerr’ në Grupin F. Portugalia kampione në fuqi përballet me Francën e Gjermaninë

Hidhet shorti i Europianit 2020/ ‘Tmerr’ në Grupin F. Portugalia kampione në fuqi përballet me Francën e Gjermaninë

Në Bukuresht të Rumanisë, në orën 18:00, është hedhur shorti i Europianit me 20 skuadra të cilët kanë njohur kundërshtarët. Janë gjashtë grupe me nga katër skuadra, ndërsa vendet e fundit do të plotësohen nga Liga e Kombeve. Katër skuadrat do të bashkohen nga Ligat A, B, C dhe D.

Ndërkohë ndryshe nga çdo herë tjetër ky Europian nuk do të zhvillohet në një vend tjetër, por në 11 vende të ndryshme.

Nga shorti për t’u veçuar ishte Grupi F, ose ndryshe i cilësuar si grupi i ‘ferrit’ ku bëjnë pjesë fituesi i ligës A në Ligën e Kombeve, Portugalia që është kampionë në fuqi, Franca dhe Gjermania. Ndeshja hapëse do të jetë Turqi-Itali në Roma, ndërsa Finlanda është skuadra e cila merr pjesë për herë të parë në një Europian.

Grupi A

1-Turqia

2-Italia

3-Uellsi

4-Zvicra

Grupi B

1-Danimarka

2-Finlanda

3-Belgjika

4-Rusia

Grupi C

1-Holanda

2-Ukraina

3-Austria

4-Fituesi i Ligës D në Ligën e Kombeve (Mund të jetë Kosova)

Grupi D

1-Anglia

2-Kroacia

3-Fituesi i Ligës C në Ligën e Kombeve

4-Republika Çeke

Grupi E

1-Spanja

2-Suedia

3-Polonia

4-Fituesi i Ligës B në Ligën e Kombeve

Grupi F

1-Fituesi i Ligës A në Ligën e Kombeve

2-Portugalia

3-Franca

4-Gjermania

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë