Himara në retrospektivë, Elena Kocaqi në 'Studio Live': Greqia sheh ëndrra me Vorio-Epir dhe Perandori Bizantine

Në historinë e shtetit shqiptar nuk kishte ndodhur më parë si në rastin e Bashkisë Himarë, që në një periudhë më pak se një vit të ketë në burg kryetarin e zgjedhur dhe atë në detyrë njëkohësisht. Më arrestimin e Jorgo Goros, posti i kryebashkiakut të Himarës mbetet de facto vakant

Historiania Elena Kocaqi në 'Studio Live' në Report Tv shprehet se në këtë situatë duhen patjetër zgjedhje të reja që do të sjellë një zgjidhje afatgjatë. Sipas saj, Greqia ka akoma ëndrrën për të rikrijuar Perandorinë Bizantine dhe Beleri i shërben për ëndrra ekspansioniste. 

'Në Himarë duhen zgjedhje të reja. Të dy kandidatët të arrestuar, nuk mund te ketë vakuum. Duhet një zgjidhje afatgjatë. Gjithë kohën Greqia është mësuar të bëjë çfarë të dojë. Për herë të parë Greqia përballet me që Shqipëri ligjore. Vijon ëndrrat me Epir. Mendon se një kryetar bashkie që është minoritar do të plotësojë kërkesat e Greqisë në rajon. Ka ngritur fiktivisht një minoritet që e zgjeron. Është çështje e politikave të ekspansionit, politika për të zgjeruar Greqinë dhe për të rikrijuar Perandorinë Bizantine.'

Kocaqi tregon dhe pse Greqia bën 'presion' Shqipërisë dhe jo Bullgarinë apo Turqinë, pasi me vendin tonë ka arritur të manipulojë.

'Gjen për të vazhduar ëndrrat e saj zonën shqiptare. Pse nuk merret me Turqinë, po pikërisht me Shqipërinë. Sepse këtu shit,bli, jep pensione, manipulo poltikanë,. Krijo miniritet pa fund. Edhe çështja e Himarës është çështje politike. Zona atje është shumë e qetë vetëm kur ka zgjedhje bëhen trazira. Është investuar vetë kryeminstri grek opozita. Por është çështje drejtësie.'

Historianja thotë se minoriteti ka pretendime për toka që nuk u takon.

'Bëhet fjalë për pronat të kaluara para 1945 apo për ato që janë marrë me 7501. Nëse flasim për këtë të fundit ata kanë marrë si të gjithë shqiptarët. Nëse flasim për para komunizmit. Është çështje tjetër sepse gjithë shqiptarët kanë pretendime. Edhe une jam ish-pronare por nuk kam marrë asnjë metër tokë. Kanë pretendime për toka që nuk u takojnë.'

Por ajo vijon më tej duke thënë se në Himarë nuk ka asnjë grek, pasi Greqia është filozofi dhe jo etni.

'Në Himarë nuk ka asnjë grek. Por Greqia nuk është etni është filozofi. Ata thonë je ortodoks, je grek, ata këtu kërkojnë ortodoksët. Po të marrim regjistrat shqiptarë, shohim që kryengritjet i bën shqiptarët. Është një krijim poltiko-fetar, i krijuar nga Perandoria ruse për të luftuar Perandorinë Osmane. I vetmi vend që e ka toleruar Greqinë, ka qenë Shqipëria. Këtu bën çfarë të duan.'

Së fundmi Kocaqi thotë se politika ka lejuar shumë Greqinë të hyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, por tani ka një limit me çështjen Beleri.

'Fajin e ka politika shqiptare. Kanë ëndrrat e perandorisë byzantine. Greqia e ka gjithë poltikën për të asimiliuar Epirin. Ata mendojnë se gjithë Epiri është Greqi, po i shtypin. Politika shqiptare nuk kanë vënë mend. Çfarë duan ti marrin më Shqipërisë?! E kanë copëtuar sa skanë mbetur as 1/10. Por tani më çështjen Beleri, Europa ia ka mbledhur.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Pretendimet e Greqisë, studiuesi Balaj: Himara nuk ka qenë kurrë zonë minoritare, Beleri ka mbiemër turk

 

Fred Balaj, studiues, foli në 'Studio Live' për historikun e Himarës dhe pretendimeve të Greqisë. Balaj thotë se Himara është puro Labëri dhe nuk ka lidhje Greqinë.

Gjithashtu ai shtoi se Fredi Beleri ka mbiemër turk, nga ana tjetër Himara kurrë nuk është konsideruara minoritet. 

'Himara është puro Labëri. Beleri e ka mbiemrin turk. Himara kurrë nuk është konsideruar minoritet. Janë të ardhur të ardhur nga Mirdita, nga veriu. Kanë luftuar me Skënderbeun që në betejën e parë në betejën e Torviollit. Edhe vijnë tani më vjen keq ca pleq në gjyqin atje dhe thonë se Skënderbeu është i yni.  Një njeri që akuzohet për terrorizëm në moshën 22 vjeç. Propozoj për vepra të tila si dhunim i simboleve të shtetit si mund të vish ti dhe të kandidosh. Më pas kapet me 7 veta të tjera. Kishin ardhur me kallashnikovët dhe një fshatar me çifte qëlloi dhe trimat ikën me vrap dhe u kapën. U bënë disa seanca në Janinën, ku u gjetën dhe 8 kallashnikovë të tjerë. Dhe ishin ata të Peshkëpisë.', tha Balaj.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren