Organizata ‘’OMONIA’’ deklaron se për herë të tretë brenda vitit persona të paidentifikuar hoqën flamurin grek nga zyrat e tyre në qytetin e Sarandës.
Për ‘’OMONIA’’-n ky veprim provokon ndjenjat e të gjithë heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme, ndërsa bën thirrje për drejtësi.
Deklarata e plotë
Sot, orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar hoqën flamurin Grek nga zyrat e Omonias në qytetin e Sarandës.
Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të ‘’Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek -OMONIA’’ në Sarandë.
Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Heleneve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme.
Bëjmë thirrje ndaj organeve shtetërore të tregojnë ndjeshmërinë e duhur që të shoqërohen në drejtësi shkaktaret.

(Flamuri grek i hequr nga zyrat e OMONIA-s)

(Flamuri grek ne zyrat e OMONIA-s si ishte me pare)
dy.b/shqiptarja.com
